E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Opozita se pengon dot integrimin

Kreu i qeverisë ishte sot në Korçë, ku ka inauguruar një shkollë profesionale, duke theksuar se në kohën që po merrej vendimi për liberalizimin e vizave, opozita ishte në çadra në sheshin kryesor të Tiranës.

Ai theksoi edhe një herë se zgjedhjet e 28 Qershorit ishin të lira dhe të ndershme. “Antikultura e Bllokuat po hapet si magmë e vjetër. Opozita shpif në çdo moment”, u shpreh Berisha, teksa ka shtuar se ka shtuar se arsimi është përparësi e përparësive të qeverisë.

Kreu i qeverisë tha gjithashtu se ekonomia e vendit është e fortë dhe qeveria do të marrë të tjera masa për të ulur shpenzimet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›