E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta në Francë, pritet të takojë Kouchner

Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta ndodhet për një vizitë zyrtare në Francë. Ai do të pritet sot nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Francës, z. Bernard Kouchner ku të dy homologët do të diskutojnë mbi marrëdhëniet dypalëshe, dhe në fokus të veçantë do të jetë edhe thithja e investimeve dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Gjithashtu do të bisedohet rreth perspektivës evropiane të Shqipërisë, hapave që janë ndërmarrë nga Qeveria shqiptare për përmbushjen e kritereve në proceset e liberalizimit të vizave dhe integrimit evropian, si dhe rreth mbështetjes që Franca është duke dhënë në këtë drejtim.

Dy Ministrat gjithashtu do të bisedojnë edhe mbi zhvillimet rajonale, ku pritet të nënvizohet rëndësia që Franca i kushton progresit në Ballkanin Perëndimor, dhe roli konstruktiv i Shqipërisë në shërbim të stabilitetit dhe prosperitetit në rajon. Gjatë takimit do të diskutohet edhe mbi bashkëpunimin në kuadër të organizatave dhe nismave ndërkombëtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›