E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Opozita synon përmbysjen e qeverisë: Protesta e radhës më 20 shkurt

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot më 16 shkurt përpara Kryeministrisë, në kuadër të Foltores së radhës të opozitës.

Ai e cilësoi përmbysjen e qeverisë së kryeministrit Edi Rama si “kryemisionin opozitar” dhe bëri thirrje për mobilizim të qytetarëve në protestën e paralajmëruar më 20 shkurt.

Berisha u ndal tek roli i rinisë, duke i ftuar të mbushin sheshet e vendit në datën e protestës.

Ai akuzoi qeverinë për abuzime dhe korrupsion, duke e cilësuar si një organizatë që duhet të mbajë përgjegjësi përpara ligjit.

Në fjalën e tij, kreu i PD-së e krahasoi situatën aktuale me ngjarjet e 20 shkurtit 1991, kur u rrëzua monumenti i Enver Hoxhës, duke e cilësuar si një simbol të përmbysjes së së keqes.

“Shkojmë në 20 shkurt me një trashëgimi, kur kemi kaluar me tanke e me autoblinda kultin e Enver Hoxhës. Ftoj çdo shqiptar që në 20 shkurt në orën 18.00, Tirana dhe Shqipëria të derdhet në bulevard,” tha ai.

Partia Demokratike ka thirrur protestën e radhës kombëtare para Kryeministrisë më 20 shkurt, duke e konsideruar si një moment vendimtar për aksionin opozitar.

 “Policia ushtroi dhunë ndaj të rinjve të shoqëruar në protesta. Kjo organizatë kriminale e ka vendin për dekada në burg. Ka njerëz të ndershëm në polici, por ka edhe kriminelë, që meritojnë të qëndrojnë në qeli për vite e vite me radhë. Agjencitë më të mëdha të botës kanë dhënë zërin tuaj, ata kanë dhënë vendimin e Ramës për të mbrojtur veten nga vjedhjet, ata kanë dhënë vendimin e Ramës për të mbrojtur organizatën kriminale nga drejtësia, kanë dhënë zërin e opozitës shqiptare. Përmbysja e kësaj qeverie është kryemisioni i jetës sonë. Ne i thamë botës se kemi një monstër në pushtet, që përdor pushtetin për drogën e krimin, që vjedh nga mëngjesi në darkë. Ne jemi të vendosur ta rrëzojmë nga pushteti atë. Do të veprojë populli mbi këtë qeveri kriminale, opozita shqiptare do e mbrojë ligjin dhe Kushtetutën.”tha ndwr tw tjera Berisha.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›