Berisha: Opozita të kthehet në Kuvend

Kryeministri Berisha i ka bërë thirrje edhe njëherë kreut socialist Rama për bashkëpunim. Në fjalën e tij në sallën e Kuvendit kryeministri Berisha ka theksuar se e fton sërish opozitën të kthehet në Kuvend ndryshe parlamenti do të vazhdojë me reformat duke i garantuar shqiptarët që asgjë nuk do ta pengojë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjithashtu Berisha ka deklaruar edhe njëherë se nuk do të bëjë asnjë kompromis me opozitën duke cënuar vendimin e gjykatave.
Berisha ka theksuar gjithashtu se kreu i opozitës ka shpifur për pronat e tij duke theksuar se Rama përdor argumentat për shpifjet dhe provat i përdorër për sharjet.
Ndërkohë Kryeministi Berisha ka paraqitur në seancën e sotme plenare edhe buxhetin e vitit 2010. Berisha duke e cilësuar këtë buxhet si historik ka theksuar se buxheti i 2010-ës është më i madhi në historinë e vendit. "Ky është buxheti që do të bazohet në rritjen ekonomike dhe rritjen e të ardhurave me 12 përqind" theksoi Berisha.