Rama: Jo bashkëpunimit pa hapur kutitë

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka deklaraur edhe njëherë se opozita nuk do të bashkëpunojë nëse nuk hapen kutitë. Kështu kreu i selisë rozë i është është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Berisha por edhe eksponentëve të tjerë të maxhorancës të cilët gjatë gjithë ditës së sotme kanë kërkuar bashkëpunimin e opozitës. Në një konferencë për shtyp Rama ka theksuar se opozita nuk tërhiqet nga kërkesat e saj për hapjen e kutive duke theksuar se ajo do të jetë nesër të protestojë në shesh.
Ndërkohë Rama duke iu referuar deklaratës së Ministrit të Shëndetësisë se protesta e opozitës është rrezik për përhapjen e virusit A/H1N1 theksoi se kjo qeveri e pushtetit të derrave të kënaqur ka arritur kulmin duke e quajtur edhe deklaratën e ministrit Vasili si idioteske.