Berisha: PD do rris rrogat dhe pensionet, në fushatë pa mjete publike

Kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë deklaroi se miratohet kredia 64 milionë dollarë për bulevardin e Tiranës, i cili do të jetë me sipërfaqe të gjerë, jeshile dhe ndërtesa moderne.
Ai bëri me dije se nga kjo kredi përfiton lumi i Tiranës i cili do të ketë një sistemim të shkëlqyer, pasi me një shpenzim pothuaj minimal, e bën të lundrueshëm edhe për varkat e vogla, duke e shndërruar në një zonë me përdorim të shumëllojshëm, shkruan noa.
Në vijim ai bëri me dije se eksportet në Shqipëri kanë pësuar rritje me 17%, nga ku nënvizoi se reformat kanë qenë dhe janë mbrojtëse, duke shtuar se pikërisht falë këtyre reformave vendi u mbrojt nga kriza.
Berisha tha se qeveria që ai drejton ka rritur rrogat dhe pensionet çdo vit, edhe atëherë kur nuk ka patur zgjedhje, pasi kjo tha ai është një politikë konstante e qeverisë, duke siguruar se ajo do ndodhë çdo vit për sa kohë që qytetarët shqiptarë do votojnë Partinë Demokratike.
“Ora e fushatës elektorale po afron, duhet sjellë urdhri i Kryeministrit i cili ndalon për të gjithë punonjësit e administratës duke filluar nga Kryeministri që të ndalohen të përdoren mjetet publike në fushatë. Unë e kuptoj që rivali që vrapon për të më sulmuar se nuk janë ndërtuar rrugë, dhe nga ana tjetër shpall se Kryeministri po udhëton me helikopter. Unë e kuptoj se ai prapë do thotë se udhëtoj me helikopter, por unë do mbetem i prerë që asnjë ministër dhe zyrtar të mos përdor mjetet publike”, deklaroi Berisha citon noa.al.
Në këtë linjë ai kërkoi që partitë të marrin përsipër që ditën e parë të nisjes së fushatës zyrtare./Indeksonline/