Katër vite burg për ish-kryetarin e Strumicës

Ish-kryetari i Strumicës, Kiro Janev, është dënuar sot me katër vite burg.
Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore Shkupi I, katër vite pas arrestimit të Janevit, i cili dyshohej se kishte bërë, sëbashku me shtatë persona të tjerë, shpëlarjen e 1 milion eurove, duke bërë rishitjen e pronës së fabrikës “Strumiçanka”, shkruan zhurnal.
Gjykata ka liruar, ndërkaq, dy gjykatëset nga Strumica dhe Gjevgjelia, për të cilat nuk është siguruar provë se kanë bërë keqpërdorimin e detyrës dhe pozitës zyrtare.
Të pesë të tjerët, që janë ish-drejtorë të firmave lokale dhe të punësuar në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, janë dënuar me 3 vite, gjegjësisht 2 vite burg./Indeksonline/