E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-PPE-se Rama bllokon imunitetin

Kryeministri Sali Berisha priti të premten në një takim kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Popullore Europiane në Asablenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Luca Volante.

Duke folur për zhvillimet politike, kryeministri Berisha tha se palët kanë respektuar përgjithësisht marrëveshjen e nëntorit me miratimin e reformës zgjedhore dhe disa ligjeve me shumicë të cilësuar.

Por nga ana tjetër ai u shpreh i shqetësuar për atë që e cilësoi si "bllokim për heqjen e imunitetit" nga kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama.

Kryeministri Berisha u shpreh se, zoti Rama nuk voton heqjen e imunitetit vetëm për të bllokuar marrjen Partia Socialiste ka bërë në këtë vit politik për integrimin europian e për statusin e kandidatit për Shqipërinë, aq sa asnjë opozitë s’ka bërë ndonjëherë më parë

Edi Rama
Kryetar i Partisë Socialiste e statusit, pasi sipas tij, kreu i opozitës beson se kjo do të dëmtojë besimin e shqiptarëve tek qeveria.

Kryetari i qendrës së djathtë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës u shpreh se, zoti Rama, në takimin e fundit me përfaqësuesit e Asamblesë, kishte akuzuar qeverinë se nuk pranon heqjen e imunitetit, sepse me imunitetin mbron korrupsionin e zyrtarëve të saj.

Kurse tani, sipas tij, rezulton se është ai dhe opozita që duke bllokuar heqjen e imunitetit mbrojnë korrupsionin dhe bllokojnë marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian. Volante ka pohuar se ky qëndrim është i dëmshëm për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Reagon kreu i PS: Fushatë denigruese ndaj opozitës

Pas njoftimit për shtyp të Kryeministrisë për takimin Berisha-Volante, ka reaguar edhe kryetari i Partisë Socioaliste, Edi Rama, i cili përmes një deklarate për shtyp thotë se, shpreh keqardhje për përmbajtjen e njoftimit të Kryeministrisë mbi takimin në fjalë.

“Nuk është hera e parë që eksponentë të dorës së dytë të së djathtës europiane bëhen pjesë e fushatave denigruese ndaj opozitës shqiptare, krah për krah me Sali Berishën”, thekson Rama.

Më tej në reagim thuhet se, “Megjithatë, sado të shpifë e shajë opozitën, kryetari i Partisë Demokratike dhe çfarëdo isoje t’i mbajë atij ndonjë i djathtë europian, Partia Socialiste ka bërë në këtë vit politik për integrimin europian e për statusin e kandidatit për Shqipërinë, aq sa asnjë opozitë s’ka bërë ndonjëherë më parë”.

Për Edi Ramën, përrallën e bllokimit të statusit nga opozita meqë socialistët kanë deklaruar se nuk votojnë në datën 6 gusht, zotërinjtë Berisha dhe Volonte mund t’ia tregojnë njëri-tjetrit apo atyre që u besojnë verbërisht, po asnjë shqiptari që shikon e që dëgjon me sytë e me veshët e tij.

Kryesocialisti Rama thotë se, e siguron opinionin publik dhe miqtë e partnerët ndërkombëtarë se Partia Socialiste mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj.

“Grupi parlamentar i opozitës do ta votojë pro kufizimin kushtetues të imunitetit vetëm pasi të jenë diskutuar edhe ndryshimet e tjera kushtetuese të propozuara prej tij”, nënvizon Rama.

Me këtë rast, kreu i PS i bën thirrje kryeministrit të heqë dorë nga politika e shpifjeve e sharjeve ndaj opozitës dhe t’i hapë rrugë pa humbur kohë debatit për pjesën ende të padiskutuar të ndryshimeve kushtetuese që ka propozuar opozita. Debati mbi imunitetin
“Imuniteti nuk zgjidh korrupsionin”
Xhafaj: 6 gushti imponim
Meta: Të zgjidhim çështjen e imuniteteve

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›