Berisha: PS në pushtet përmes premtimesh të parealizueshme
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha, gjatë një takimi të hënën me kryetarin e Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, tha se Partia Socialiste erdhi në pushtet përmes premtimesh të parealizueshme.
Gjatë këtij takimi, z.Haradinaj, pasi shprehu kënaqësinë për partneritetin që AAK ka me Partinë Demokratike në Shqipëri, vlerësoi kontributin e kryeministrit Berisha dhe maxhorancës së udhëhequr prej tij në demokratizimin dhe zhvillimin e Shqipërisë.
Nga ana e tij, kryeministri theksoi se të gjitha arritjet e mëdha të Shqipërisë në kuadrin e integrimeve euro-atlantike lidhen vetëm me PD-në, duke theksuar se një asimetri e tillë tregon mungesën e vullnetit të Partisë Socialiste, e reflektuar kjo në sjelljen destruktive të opozitës gjatë 4 viteve të shkuara, kur ajo bllokoi integrimin europian të Shqipërisë.
Kryeministri nënvizoi se alternanca është ligjësi themelore e demokracisë, por ai theksoi se Partia Socialiste erdhi në pushtet përmes premtimesh të parealizueshme, prej të cilave që tani PS po tërhiqet.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Berisha takon Haradinaj, e siguron për TAP: Dhe Kosova përfiton