E Shtunë, 31 Tetor 2026

5 arsye per te kaluar nete te kendeshme

TIRANE-Seksi ndihmon të mbahet lidhja e shëndoshë dhe të realizohen shpresat dhe ëndrrat më të mëdha. Këtë e ka dëshmuar anketa e fundit amerikane e bërë në 7l5 femra të moshës 20 deri 29 vjeçe. Ja pesë arsyet e reja pse bashkë me seksin jeta është më e lehtë.

1. Çfarë është më e rëndësishme për ne Në anketë 50 për qind e femrave kanë deklaruar se seksi për to ka rëndësi të jashtëzakonshme (kuptohet, vetëm 9 për qind mendon se nuk është i rëndësishëm). Ndërkaq, seksi do t’jua lehtësojë jetën vetëm nëse është i llojit përkatës - ai që e kultivon dhe e shton intimitetin emocional. Madje 52 për qind të femrave ka mbështetje në këtë rregull të thjeshtë: “Mos mendo për seks derisa të mos kesh dashuri serioze”. Seksi ka rëndësi për këtë shkak se bën të mundur bartjen e intimitetit në një nivel më të lartë. Ai ju lejon që bashkë me individin tjetër të prekeni tërësisht në zemër, emocionalisht dhe fizikisht. Po s’pati dashuri, është i kotë.

2. Për shkak të tij e çmojmë dashurinë
Pyetjes “Kur është seksi më i mirë?” shumica i janë përgjigjur “Kur ka dashuri”. Nëse është fjala vetëm për një akt fizik, të jeni të sigurta se nuk do të keni kënaqësi aq të madhe. Ka plot femra që i mbushin bateritë e veta emocionale me anë të seksit. Madje, katër në dhjetë mendojnë se ai e forcon lidhjen emocionale, e këtë gjë e kanë vërtetuar edhe ato që i kanë provuar që të dyja mënyrat. Më shumë se tri të katërtat e të anketuarave e kanë provuar seksin pa dashuri: 53 për qind në lidhjen që ka dështuar; 42 për qind në aventurat e një nate; dhe 40 për qind në filtret e paobliguara, të parëndësishme.

3. Me seks mund të mburreni
Femrat kanë dëshirë të flasin: 94 për qind të të anketuarave kanë thënë se shumë shpesh me miket bisedojnë për seksin. Gati gjysma e tyre këtë gjë e bëjnë çdo të dytën herë kur takohen; përvojat e mira kanë dëshirë t’ia thonë njëra-tjetrës, e kur janë të pasigurta ose të pakënaqura, kërkojnë këshilla nga personat të cilëve iu besojnë. Është interesante se femrat që nuk kanë lidhje dashurie (rreth 31 për qind) më së shpeshti flasin dhe i përshkruajnë takimet e tyre të afërta sa herë që takohen me miket e tyre. Me këtë rast gati një e treta rregullisht flet për seks të mrekullueshëm, e kanë dëshirë t’i tregojnë detajet: 90 për qind prej tyre këmbejnë informacione për ontracepcionin dhe për gjëra të tjera teknike, kurse 63 për qind e tyre bën krahasimin e përvojave të veta më mahnitëse, më të mira dhe më të këqija. Kuptohet, rreth çdo gjëje përherë ka shumë teprime.

4. Është temë e mirë për të biseduar me partnerin
Pa të shumica nuk do të kishin biseda aq të larmishme dhe interesante. Përpos kësaj, gjithmonë është mirë që për pakënaqësitë dhe akuzat, sikundër edhe për kënaqësitë, t’ia hedhësh fajin edhe partnerit që e do. Ta zëmë, 48 për qind e grave dëshiron më shumë seks dhe të thuash se të gjitha herët që vendosin të bisedojnë e bëjnë këtë me efekt, domethënë japin sinjale fizike. Ndërkaq, kurrë mos e kritikoni partnerin - por vetëm i jepni nxitje pozitive. Gjithmonë duhet të thoni: “Kështu është mirë”, e jo “Ç’bën kështu?”

5. Seksi e ushqen unin
Pyetjes se si e ndiejnë veten në dashurinë epshore, 66 për qind e femrave i janë përgjigjur se janë plot vetëbesim. Më shumë se 50 për qind kanë thënë se e ndiejnë veten tamam seksi dhe se janë të dashura me afsh. Kjo, kuptohet, nuk do të thotë se i ndërrojnë partnerët, apo në të njëjtën kohë i kanë disa partnerë - një gjë e tillë të thuash s’i pëlqen askujt. Do të thotë se vetëm dashuria e fuqishme dhe monogamike i bën të kenë vetëbesim (66 për qind), të jenë më optimiste (8o për qind) dhe se më mirë u dalin në skaj problemeve (58 për qind).

(d.b/SummerPages/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›