E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha PS ska dorezuar ende oferten

Partia Socialiste nuk ka dorezuar ne parlament asnje kerkese per transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit. Ne rast te paraqitjes se nje kerkese te tille ajo do te shqyrtohej me seriozitetin maksimal. Keshtu u shpreh kryeministri Berisha gjate konferences per shtyp pas kthimit nga Samiti i Natos ne Lisbone ku u takua me kreret me te larte te kesaj aleance. Disa dite me pare kreu i opozites Rama tha se PS ka paraqitur ne tryezen e kryeministrit kerkesen per zgjidhjen e ngercit politik. Por dicka e tille eshte mohuar nga kreu i ekzekutivit qe ka theksuar respektimin e kerkesave te opozites.
Nderkohe qe kryeministri Berisha e cilesoi pjesemarrjen e Shqiperise ne samitin e Natos me te drejta te plota si nje fakt historik duke shtuar se Shqiperia do te rrise numrin e forcave paqeruajtese ne Afganistan ne kuader te luftes globale kunder terrorizmit.
Kryeministri Sali Berisha theksoi se samiti konfirmoi politiken e dyerve te hapura dhe se Aleanca shprehu gatishmerine per te vazhduar kondtributin ne sigurine dhe paqen e rajonit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›