E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi ne Itali nderon Lin Deline

Ne kuader te vizites 3 ditore ne Itali Presidenti i Republikes Bamir Topi ka vizituar qytetin e Antrodokos ku jetoi dhe ushtroi veprimtarine e tij artistike piktori shqiptar Lin Delija.

Kreu i shtetit u prit nga Prefektja e Rietit Kiara Manila Kryetari i Bashkise se Antrodokos Mauricio Faina dhe autoritete te tjera te larta te pushtetit vendor politikes biznesit dhe kultures se ketij qyteti si dhe nga shume qytetare.

Ne takimin e zhvilluar ne sallen e komunes nje vemendje e vecante iu kushtua nga Presidenti Topi faktit se nje nder pikat kryesore te lidhjes se Shqiperise me kete qytet eshte jeta dhe vepra e piktorit Lin Delija. Kjo sipas presidentit deshmon edhe nje here se dija kultura dhe arti jane elementet me te forte ne nje marredhenie miqesie mes popujve qe kapercejne cdo kufi e paragjykim.

Presidenti beri nje vleresim te vecante edhe per komunitetin aktual te shqiptareve qe jetojne ne kete qytet te cilet kane deshmuar vlerat me te larta qytetare duke u integruar me dinjitet ne jeten e Antrodokos. Ne shenje vleresimi Kryetari i Bashkise se Antrodokos i dhuroi Presidentit Topi Celesin e qytetit duke shprehur besimin se miqesia e konsoliduar nder vite historie mes dy vendeve tane do te njohe vetem progres.

Ky aktivitet u pershendet edhe nga mesazhet e lexuara te Presidentit Napolitano te Ministrit te Jashtem Fratini dhe te Senatit italian. Gjate kesaj vizite Presidenti Topi i shoqeruar nga Prefektja Manila Kryebashkiaku Faina dhe personalitete te tjera te larta te qytetit te Antrodokos vizitoi Muzeun ku jane ekspozuar veprat e piktorit Lin Delija te cilin presidenti Topi e nderoi pak kohe me pare me titullin nderi i kombit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›