Berisha: PS të tregojë vullnet për miratimin e tre ligjeve

Kryeministri Berisha ka kërkuar nga opozita të tregojë vullnet politik për të miratuar 3 ligjet e kërkuara nga Komisioni Europian.
Duke folur në mbledhjen e grupit të PD-së, kryeministri Berisha i bëri sërish kruet të opozitës të bashkëpunojë për miratimin e ligjit të Gjykatës së Lartë, ligjit për administratën dhe reformën parlamentare.
“Uroj që këto ligje të votohen këtë javë ose javën tjetër pasi janë gati nëse nuk ekziston vullneti për ti bllokuar ato” tha Berisha.
Gjithashtu kryeministri Berisha ofroi sërish si zgjidhje për qarkun e Fierit mocionin e votëbesimit ndërsa citoi edhe ligjin për këshillin e qarkut dhe këshillat komunalë.
"Zgjidhja është mocion votëbesimi në të gjitha komunat dhe bashkitë e qarkut Fier. Ftoj Ramën të zbatojë rregullat më elementare të funksionimit të organizmave të zgjedhur që nuk mund të qëndrojnë në vendin që kanë nëse humbasin shumicën” tha Berisha.
Kryeministri Berisha shtoi më tej se rekomandimi i KE-së për dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë u bë falë arritjeve që ka bërë vendi dhe performancës ekonomike të tij.
"Vendimi i KE-së për të rekomanduar vendeve anëtare të BE-së për ti dhënë statusin Shqipërisë për çdo shqiptar ishte një vendim historik. Është vendimi më i rëndësishëm që ky institucion i cili mori çmimin Nobel të Paqes ka marrë ndonjëherë për shqiptarët. Dua të shpreh mirënjohje për këtë vendim historik në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Ky vendim është dëshmi i vlerësimit të përpjekjeve të mëdha dhe të gjitha arritjeve dhe refomave pasi ndryshe ky vendim do të ishte i pamundur. Reformat në fushën ekonomike e kanë bërë Shqipërinë një histori suksesi ” tha Berisha.
vijon..