E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania pritet të tërheqë trupat nga Afganistani

Ministri i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe, Philip Hammond thotë se Britania planifikon të tërheqë me “mijëra” trupa nga Afganistani vitin e ardhshëm.

Ai nuk dha ndonjë numër të saktë të trupave britaneze të cilat do të largohen nga Afganistani në vitin 2013, por tha për BBC-në se në fillim të vitit të ardhshëm, atje do të jenë 9000 trupa, ndërsa në fund të vitit 2014 s`do të ketë më.

Trupat e huaja pritet të largohen nga Afganistani në fund të vitit 2014, duke dhënë në këtë mënyrë të gjitha përgjegjësitë në duart e forcave të sigurisë afgane.

Më shumë se 100 mijë trupa të huaja aktualisht shërbejnë në Afganistan. Më shumë se 430 ushtarë britanezë kanë vdekur në Afganistan që nga fundi i vitit 2001.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›