E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Paketë të re për nxitjen e rritjes ekonomike

Qeveria po përgatit një paketë të re për nxitjen e rritjes ekonomike. Në mbledhjen e radhës së qeverisë, kryeministri Berisha garantoi se kjo paketëka në themel, lehtësimin , mbështetjen dhe nxitjen e biznesit.

Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se qeveria do të bëjë gjithçka për të thjeshtuar në mënyrë të ndjeshme barrën e bizneseve në pagesën e tatim-fitimit.

“Qeveria po bën gjithçka që barra burokratike të thjeshtohet në shkallën më maksimale. Me këtë projektligj pagesat e detyrimeve të tatim-fitimit nga biznesi zbresin në 5 pagesa, pra zbresin në çdo tre muaj. Kohën prej 125 orësh e redukton në rreth 70%.   Në rast se vështojmë raportin e Shqipërisë me krizën e egër europiane dhe jo vetëm europiane rezulton se Shqipëria është ndër më të paktat vende që nuk njohur recesion gjatë këtyre viteve të një krize të shumëfishtë por që tani në Europë është konsoliduar në krizën e borxheve dhe krizën e euros” shtoi Berisha.

Gjithashtu kryeministri Berisha ka deklaruar se do të bëhet gjithçka dhe të merret çdo masë ndaj atyre që flenë me sy hapur në detyrë dhe vonojnë përgjigjet ndaj biznesit dhe qytetarëve. “Kriza është dhe do mbetet afatgjatë, Shqipëria ka të gjitha mundësitë, jo vetëm të shmang reçesionin, por edhe të garantojë rritje. Modeli ynë ekonomik është një nga modelet më të shkëlqyera. Me lupë duhet të kërkojmë çdo pengesë që i ushtrohet sipërmarrjes së lirë" shtoi ai.

Kreu i qeverisë ka ironizuar edhe taksën progresiste të paraqitur nga PS-ja duke theksuar se kjo është një praktikë e së shkuarës.
Taksa progresive, nuk do të kthehet më, pasi ajo është arkivuar nga Shqipëria dhe shqiptarët. Me praktikat e të shkuarës nuk mund të ndërtohet e ardhmja” shtoi më tej Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›