E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmeti në Itali,Topi ngushëllon Presidentin Napolitano

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh ngushëllimi dhe solidariteti homologut të tij italian, Xhorxho Napolitano, për viktimat e tërmetit që goditi dje Veriun e Italisë.

“I nderuar Zoti President,

Me tronditje të madhe mësova për tërmetin që goditi për herë të dytë rajonin e Emilia Romanjas, ku shkaktoi të paktën 16 humbje jetësh dhe mbi 300 të plagosur, duke sjellë gjithashtu edhe humbje të rënda materiale!

Në emrin tim dhe të popullit shqiptar, dëshiroj t`ju shpreh Juve ngushëllimet më të ndjera, në radhë të parë për familjet e viktimave dhe të të humburve si dhe për popullin mik italian. Shpreh gjithashtu edhe solidaritetin e popullit shqiptar me të gjithë italianët që u prekën nga kjo tragjedi, duke shpresuar që pasojat e dëmeve do të kapërcehen në një kohë sa më të shkurtër.” – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.
 

24 orë më pare, të martën, lëkundjet e tokës me forcë 5.8 sipas shkallës rihter shkaktuan të paktën 17 viktima, ndërsa 10 persona janë shpallur të humbur dhe mbi 350 mbetën të plagosur pasi disa qindra banesa u shembën apo pësuan dëmtime serioze.
Ndërkaq dhjetëra tërmete të vegjël tronditën krahinën e Emilia Romanjës në Italinë e Veriut, gjatë natës dhe mëngjesit të ditës së mërkurë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›