E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Pas kësaj mbledhje fillojmë menjëherë përgatitjet për protestën e ardhshme

Sali Berisha deklaroi se opozita duhet të ngrihet në mbrojtje të qytetarëve që nuk mund të reagojnë nga frika, duke theksuar se vetëm guximi sjell ndryshim. Ai akuzoi Edi Rama për veprime antikushtetuese dhe për dëmtim të procesit demokratik, duke e cilësuar situatën si një kërcënim serioz për të ardhmen e vendit dhe integrimin në Bashkimi Evropian.

Berisha bëri thirrje për mobilizim dhe paralajmëroi protesta të fuqishme, duke theksuar se opozita do të vazhdojë betejën për shtetin ligjor dhe një proces integrimi të bazuar në meritë.

Deklarata e plote:

Duhet të ngrihemi në emër të të gjithë atyre shqiptarëve që nuk ngrihen dot nga frika.
Kështu është, historinë e bëjnë guximtarët, kjo është e vërteta në të gjitha rastet.
Ndaj dhe kryengritja tjetër duhet të jetë më fuqishmja që ka njohur Shqipëria.
Kjo do jetë përgjigja jonë ndaj dhunës shtazore që përdori Edi Rama me 17 prill.
Kjo duhet të jetë përgjigja jonë e vetme ndaj aktit të tij antikushtetues, ndaj mburojës që krijoi ai për vjedhjet e tij dhe të enturazhit të tij.
Ne nuk mund të pajtohemi kurrë ndaj dhe pas kësaj mbledhje, fillojmë menjëherë përgatitjet për protestën e ardhshme, datën e të cilës do e shpallim shumë shpejt.
Nuk kemi të ndalur ne.
Nuk na mposht askush.
Por jo vetëm kaq.
Jo vetëm këto.
Asnjëherë nga viti 1991 gjer sot nuk ka qenë më në rrezik e ardhmja e vendit aq sa është integrimi i Shqipërisë në BE.
Duhet të falënderoj përzemërsisht të gjithë ato vende, të cilat nuk u pajtuan me aktin antikushtetues, me mburojën që krijoi Edi Rama për vete dhe për Lubi Ballukun, por qëndruan në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë.
Qëndruan sepse Shqipëria pa luftën kundër korrupsionit dhe pa funksionimin e shtetit ligjor, nuk ka të ardhme.
Mirënjohje për ta.
Tani, në këtë rast, deklaroj këtu dhe konfirmoj se kjo forcë politike dhe ky grup parlamentar, objektiv më madhor të projektit për Shqipërinë, ka integrimin e saj në BE.
PD ka qenë lokomotivë e këtij procesi që në vitet e para gjer në vazhdim.
Por në këtë moment, duhet të sqarojmë se jemi dhe do jemi për një proces të bazuar në meritë dhe jo kurrë për një proces të bazuar në lobim korruptiv.
Procesi i bazuar në meritë është procesi që jetëson në Shqipëri normat, standardet, kriteret, të drejtat që gëzojnë qytetarët e vendeve anëtare të BE.
E vërteta është, një tërësi normash, ligjesh, standardesh, të cilat i bëjnë qytetarët shqiptarë më të lirë, më të sigurt dhe më të mëkëmbur.
Ndaj dhe ne qëndrojmë të palëkundur në mbështetje të një procesi që bazohet në meritë.
Por ne dënojmë me forcën më të madhe praktikën lobiste mafioze të Edi Ramës në procesin e integrimit.
Hermetizmin e turpshëm sikur ky është një proces i tij, i familjes së tij dhe banditëve rreth tij dhe jo i qytetarëve shqiptarë.

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›