E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Karakaçi inspekton punimet për nënstacionin “Tirana 3” në Petrelë

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka inspektuar nga afër punimet për ndërtimin e nënstacionit elektrik “Tirana 3” në zonën e Petrelë.

Ky projekt konsiderohet një nga investimet më të rëndësishme në sektorin energjetik, pasi synon të rrisë sigurinë dhe qëndrueshmërinë e furnizimit me energji elektrike për kryeqytetin dhe zonat përreth. Nënstacioni “Tirana 3” pritet të forcojë rrjetin elektrik, të ulë ngarkesën në infrastrukturën ekzistuese dhe të përmirësojë cilësinë e shpërndarjes së energjisë për konsumatorët familjarë dhe bizneset.

Gjatë inspektimit, ministri u njoh me ecurinë e punimeve dhe theksoi rëndësinë strategjike të këtij investimi për modernizimin e sistemit energjetik të vendit. Sipas tij, projekte të tilla janë thelbësore për garantimin e një furnizimi të sigurt dhe të qëndrueshëm me energji, sidomos në kushtet e rritjes së kërkesës në zonat urbane.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›