Berisha: Pas vendimit të gjykatës na janë bashkuar drejtues dhe deputetë

Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar nga dritarja e banesës së tij ku proteston çdo ditë bashkë me demokratët se pas vendimit të gjykatës që i dha vulën dhe logon e Partisë Demokratike grupimit të tij politik, deputetë dhe drejtues politikë.
Sipas Berishës, pas vendimit Partia Demokratike betejën e madhe “e kemi përpara atë betejë do ta fitojmë së bashku, do ta bëjmë së bashku, misionin tonë historik të përmbysjes së diktaturës së re të bazuar mbi krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve do ta përmbushim së bashku”
“Të dashur miq, gjatë këtyre ditëve, me qindra e qindra anëtarë, drejtues lokalë, deputetë, pas vendimit të gjykatës janë bashkuar me ne. I përshëndes në emër tuaj në mënyrë të përzemërt. Përsëri them atë që deklarova para jush ditë më parë, mirë se erdhët në shtëpinë tuaj.
Betejën e madhe e kemi përpara dhe atë betejë do ta fitojmë së bashku, do ta bëjmë së bashku, misionin tonë historik të përmbysjes së diktaturës së re të bazuar mbi krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve do ta përmbushim së bashku.
Të bashkuar në diversitet. Të bashkuar në të vërteta. Të bashkuar në mision për shqiptarët që të votojnë të lirë. Për fitoren e opozitës, për fitoren e shqiptarëve. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore”, u shpreh Berisha.
/rtsh.al/