Berisha Pasaportat dekret qe ne 1992

Vizita në Tiranë e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,
Ramush Haradinaj, pas marrjes së pafajësisë nga Gjykata e Hagës ka
nxjerrë në pah qëndrimet e njëjta të zotit Haradinaj dhe Kryeministrit
Berisha për disa çështje.
Së pari, që të dy politikanet kanë theksuar se "konsolidimi i mëtejshëm i pavarësisë së Kosovës është interes jetik për shqiptarët, por dhe ideali i bashkimit kombëtar është me po kaq rëndësi. Së dyti një nga idetë e Kryeministrit Berisha për të realizuar këtë bashkim, për të cilin ai nuk harron asnjëherë ta shoqërojë me togfjalëshin "bashkim i shqiptarëve në Europë", nisma për ligjin e shtetësisë shqiptare është cilësuar nga zoti Haradinaj, si rivendosje e një të drejtë historike për shqiptarët.
“Nuk e shoh si një veprim në përmasa të tjera, por vetëm si një zbatim i një të drejte të shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë së vitit 1913”, tha Haradinaj.
“Këto qëndrime janë adaptuar prore jo nga një, por nga disa vende të BE. Kjo është nëj praktikë që jo vetëm nuk destabilizon, por përkundrazi prodhon më shumë stabilitet dhe zhvillim”, tha Berisha.
Ndersa vete Kryeministri Berisha sqaroi se me kete iniciativë ai ka perseritur veten, kur, me cilesine e presidentit, ne korrik te vitit 1992, nxori dekretin qe, tashme nuk eshte ne fuqi, sipas te cilit, shtetesine shqiptare kishte te drejte ta fitonte cdo shtetas i huaj me kombesi apo origjine shqiptare.
“Në atë kohë nuk kishte një reagim, kurse tani që po ecet drejt këtij procesi, tani kjo duket si një lloj habie. Në këtë Shqipëri janë aksionarë shqiptarët kudo që ndodhen edhe ata të diasporës. Historia nuk është për t’u mohuar. Lexojeni Aktin e Pavarësisë kush e ka firmosur shikojeni Kuvendin e parë, kush e përbënte? Këto janë të vërteta pozitive dhe nuk lëndojnë askërkënd”, tha Berisha.
Gjate qendrimit ne Tirane, kryetarit te Aleances per Ardhmerine e Kosoves Ramush Haradinaj iu rezervua pritje ceremoniale nga autoritetete me te larta te shtetit shqiptar, perfshire edhe Presidentin e Republikes.
Zoti Nishani e dekoroi ish-komandantin e UCK-se dhe ish-Kryeministrin e Kosoves me urdhrin e larte Gjergj Kastriot Skenderbeu.Urdhëri u motivua me kontributin e jashtezkonshem dhe qendresen e UÇK-se per mbrojtjen e integritetin territorial te trojeve shqiptare dhe per çlirimin e Kosoves.