Qeveria pranon Deshtoi Albpetroli

Qeveria ka nisur zyrtarisht procedurat për ekzekutimin e garancisë 85
milionë euro të ofertës së bujshme prej 850 milionë euro të Albpetrol.
Zëvendësministri i Ekonomisë Sokol Dervishaj, që kryeson grupin negociator të privatizimit, tha negociatat për shitjen e Albpetrol dështuan të mbyllen brenda afatit ligjore, pasi Vetro energy nuk derdhi garancinë tjetër, atë të kontratës, e cila është sa 20 për qind e çmimit ose 170 milionë euro.
Dervishaj hodhi poshte zërat se njëri nga shkaqet e dështimit ishte mos hipotekimi i puseve nga Qeveria, duke deklaruar se privatizimi nuk parashikonte shitjen e puseve, por dhënien në përdorim të tyre për një periudhë 25-vjeçare. Megjithatë zoti Dervishaj tha se tenderi nuk mund të quhet ende i dështuar, pasi ky është një vendim që nuk e merr grupi negociator, por do të merret nga Qeveria gjatë ditëve në vijim. Sipas tij, edhe pse është shkelur afati ligjor nëse kompania do të paguajë gjatë këtyre ditëve shumën 170 milionë euro, negociatat mund të rihapen.
Vetro Energy ofroi 850 milionë euro për blerjen e Albpetrol dhe Qeveria thotë se kjo ofertë është e mbuluar sipas ligjit me garancinë përkatëse prej 10 për qind ose 85 milionë euro, e cila është verifikuar nga konsulenti 'Patton Bogs'.