Berisha: Pashkën tjetër ta festojmë pa këtë të keqe të madhe që na ka rënë hise

TIRANË, 12 prill/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, uroi besimtarët ortodoksë për festën e Pashkës, duke e cilësuar si ditën e shenjtë të ngjalljes së Krishtit dhe një moment reflektimi mbi vlerat morale.
Në një prononcim për mediet nga Katedralja Ortodokse në Tiranë, Berisha foli për rëndësinë e figurës së Jezu Krishtit.
Ai theksoi se mësimet e Krishtit kanë ndikuar thellësisht në formësimin e moralit të qytetërimit perëndimor.
”Besimtarëve ortodoksë dhe të gjithë besimtarëve të Zotit, ju uroj këtë ditë Pashke, ditë e shenjtë e ngjalljes së Krishtit Mbret, burrit, Hyjit, që me mësimet e tij ka ndikuar më shumë se kushdo tjetër në moralin e qytetërimit perëndimor. Uroj që Pashkën tjetër ta festojmë pa këtë të keqe të madhe që na ka rënë hise këto vite”, tha Berisha.
/r.e/