Berisha: Pensionet, rrogat, ndihma ekonomike, integrimi, jashtë fjalorit të Ramës
Nga qyteti i Pukës, ku përmbylli dhe fushatën elektorale për zgjedhjet 2013, kryeministri Berisha akuzoi kreun e socialistëve për spekulim lidhur me hapjen e vendeve të reja të punës. Duke iu drejtuar socialistëve kryeministri tha se Edi Rama në 3 muajt e fundit nuk ka përmendur asnjëherë fjalën pension, rritje rrogash, ndihmë ekonomike apo integrim.
Pyeteni Edi Ramën si ka mundësi që fjalën pension nuk e ke zënë me gojë për tre muaj, si ka mundësi që shoku i autobusit 3 muaj rresht nuk ka folur për rritjen e asnjë rroge. Do heqë ndihmën ekonomike për 40 mijë qytetarë dhe do krijojë 40 mijë vende pune, kjo gënjeshtra më e madhe e tij. Si ka mundësi që nuk tha një fjalë për mungesën e të papunëve që janë në Shqipëri si në cdo vend të botës. Së fundi si nuk përmendi asnjëherë të vetme fjalën integrimdeklaroi ai.
Nga Puka kryeministri përsëriti premtimet e tij për rritje të pagës minimale, mesatare dhe asaj të mësuesve, për rritje të ndihmës ekonomike.
Votojmë për rritjen e rrogave, asaj mesatare dhe të arsimtarëve, rroga minimale do jetë 350$, rritja e pensionit minimal shkon në 150$, votojmë për rritjen me 50% të ndihmës ekonomike për dyfishimin e pagesës së papunësisë, votojmë për krijimin e 250 mijë vendeve të reja të punës, për dyfishimin e turizmit. Do miratojmë ligjin për statusin e pensionistitpremtoi Kryeministri.
Kryeministri u ndal edhe tek integrimi, ku tha se Rama nuk e ka përdorur po ashtu në këto 3 muaj asnjëherë të vetme fjalën integrim.
Nuk e përdori dot asnjëherë të sepse është i vetmi në Evropë që shkelmoi këtë interes jetik të qytetarëve duke i penguar çdo ditë me të gjithë fuqinë e tij tha Berisha ndërsa i ftoi pukjanët të marrin pjesë në mitingun përmbyllës në Tiranë.
Ndërkaq kryeparlamentarja Topalli, e cila kryeson dhe listën e kandidatëve për deputetë për qarkun e Shkodrës nuk nguroi të akuzojë kreun e PS-së, si njeriun që nuk do familjen e tij, që përdor nënën për politikë e djalin për pushtet.
Edi Rama do marrë verdiktin final më 23 qershor. Një 50 vjeçar që nuk duron as ti thuash shok as zotëri, një burrë 50 vjeç që sa herë ka zgjedhje del e kërkon një grua, ai nuk është si ju, por një burrë që keqpërdor nënë e tij për politikë, ai keqpërdor jo vetëm djalin, por edhe sëmundjen e tij për pushtetin e tij, ky njeri është i rrezikshëm. Më të shtrenjtë se familja nuk ka, po si mund të përdorë nënën për politikë? Si mund të përdoret fëmija për pushtet? Ai që nuk do familjen si mund të dojë socialistët?, tha Topalli.