E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Saliu mbjell farën e përçarjes jug-veri, i vetmi shpellar në vend

Legalizimi i zonave informale dhe dasia jug-veri, kanë dominuar fjalimin e kreut të selisë rozë ndërsa përmbylli fushatën elektorale në qytetin më të ri të Shqipërisë, Kamëz. Duke ju drejtuar banorëve, Rama akuzoi Kryeministrin se prej një cerek shekulli po i mban të izoluar larg Tiranës, për ti shfrytëzuar saherë ka fushata elektorale. Për të demostruar paaftësinë e qeverisjes aktuale, Ramës i ka ardhur në ndihmë një gabim ortografik i ALUIZNI-t, që më pas e pasoi edhe me batuda.

Po bëhet cerek shekulli që Saliu vazhdon tju mbajë peng, tju përdorë si mish për topat e fushatës së tij lektorale, tju trajtojë si një turmë që mund ta çojë ku të dojë, duke ardhur dhe mbjellë sa herë që vjen farën e përcarjes, duke i hedhur sa herë që vjen të gjithë zonave informale lumenjtë e mllefit ndaj opozitës. Ka cerek shekulli që ky burrë është bërë kalorësi i kësaj dasie, që përpiqet tju mbajë të ndarë nga pjesa tjetër, nga kryeqyteti, rruga e zhvillimit, se i duheni të varfër të papunë, të pazhvilluar në mënyrë që tju përdorë sa herë që ka fushata elektorale. Edhe sa kohë ma do vazhdoni ta dëgjoni? Edhe sa kohë ma do rrini pas katragjyshit, shikoni si janë këta, si e kanë shkruajtur fjalën integrim, integrem. Këta janë këta injorantë që mbajnë peng Shqipërinë, që i fryjnë zjarrit të dasisë. Integremi europian i tyre, shiheni. Sa herë që ka fushatë elektorale, dy tre muaj përpara këta të integremit fillojnë legalizimet, po ku janë, kemi vetëm ca Shaban tapi. Është koha për ta mbyllur një herë e mirë këtë plagë. Do angazhohem personalisht që brenda mandatit të parë të ketë përfunduar ky proçes. Për katë vite me radhe unë do jem këtu bashkë me ju, ne do bëjmë atë që katragjyshi se bëri dot në cerek shekulli tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›