Berisha: Përshkallëzim i qëndrimeve të grupit parlamentar në Kuvend

TIRANË, 3 nëntor /ATSH/ Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se grupi parlamentar i PD do të përshkallëzojë qëndrimin e tij.
I pyetur nga gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së PD-së, Berisha u shpreh se grupi parlamentar i PD, ka patur vendim për të përshkallëzuar qëndrimet e veta.
Kryedemokrati theksoi se, “grupi ka pasur vendim për të përshkallëzuar qëndrimet e veta në parlament. Pa diskutim. Grupi vendosi që të vazhdojmë betejën fuqishëm në parlament”.
“Ne kemi eksperiencë të jashtëzakonshme për parlamentin. A do rikthehen ato që ishin apo të tjera, por beteja në parlament nuk diskutohet, do bëjmë betejë në çdo terren që jemi”, tha Berisha.
I pyetur nëse është diskutuar për protestë, Berisha tha se, “është diskutuar gjerësisht për protestën. Janë dhënë mendime pozitive, por vendimet do merren në ditët që vijnë. Ishte fushatë elektorale, por në Tiranë nuk ka më fushatë”.
/gj.m/a.f/r.e/