Berisha Politike te bashkuar drejt BE-se
Kryeministri Sali Berisha gjate inagurimit te shkolles se re 9-vjecare Azem Hajdari ne fshatin Zall Mner ka bere thirrje qe te hiqet dore nga mohimi sepse ai nuk te con asgjekundi. Ndaj i ka bere thirrje gjithe politikes te bashkohet drejt ketij projekti i te madh sic eshte integrimi drejt Europes. Berisha gjithashtu uroi nxenesit dhe stafin pedagogjik te shkolles per shkollen e re por vecanerisht per emrin qe ajo mban ate te heroit te demokracise shqiptare Azem Hajdari.
Ky emer - u shpreh Kryeministri - ju jep juve nder te madh. Azem Hajdari emri dhe vepra e tij jane nder i madh per cdo shqiptar.
Shkolla e re nje investim i Bankes Boterore dhe Bankes Europiane te Investimeve me vlere prej 160 milion leke ofron mjediset me bashkekohore per shkollim.