E Diel, 1 Nëntor 2026

CountrymanMarredheniet mes dy vendeve shume te mira

Zevendes Ndihmes Sekretari i Departamentit te Shtetit Thomas Countryman i cili po zhvillon nje vizite ne vendin tone eshte takuar sot me Ministrin e Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto.

Gjate takimit z. Countryman evidentoi marredheniet shume te mira qe ekzistojne ndermjet Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara ne te gjitha fushat si dhe vleresoi rolin qe Shqiperia luan prej vitesh si kontribuese e paqes dhe e sigurise ne rajon e me gjere si anetare tashme e NATO-s dhe pjesemarrese e Aleances Antiterror.

Ministri Haxhinasto nga ana e tij nenvizoi faktin se Shtetet e Bashkuara jane aleati strategjik i Shqiperise. Me tej z. Haxhinasto siguroi z. Countryman per vendosmerine e Shqiperise per te ecur ne rrugen e konkretizimit te metejshem te ketij bashkepunimi ne fushen ekonomike.

Gjithashtu ministri i jashtem Haxhinasto dhe z. Countryman ndane te njejtin mendim se sfida per njohe te reja per pavaresine e Kosoves eshte nje proces ne vazhdim dhe qe nga te dy vendet do te kete nje angazhim ne ritje.

Ne takim Ministri Haxhinasto dhe z. Countryman ndane mendime te njejta per situaten dhe zhvillimet ne Ballkan perfshi nisjen e negociatave Serbi-Kosove si dhe perpjekjet per shtimin e njohjeve te reja per Kosoven.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›