E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Pranova çdo propozim të Ramës. Siguria për opozitën, detyrim moral

Kryeministri shqiptar Sali Berisha deklaron se është i gatshëm të bashkëpunojë për zgjedhjet e ardhshme dhe t’i sigurojë asaj gjtihë garancitë e nevojshme. Ai u shpreh kështu pasi theksoi se zgjedhjet e kaluara u zhvilluan me një ligj konsensual dhe nuk pati asnjë kontestim. Kreu i qeverisë shqiptare e bëri këtë ftesë që nga Berlni, gjatë fjalës së mbajtur në një konferencë që po zhvillohet mbi sigurinë globale.

“Pas zgjedhjeve të kaluara opozita u zhgënjye nga rezultati. Ajo bojkotoi parlamentin për disa muaj, por tani u kthye dhe qeveria është gati të bëjë gjithcka për të punura sëbashku. Unë jam i gatshëm të bëj gjithcka për t’i dhënë garancitë më të mira opozitës. Ky është një detyrim moral për mua” tha Berisha.

Kryeministri u ndal edhe tek situata ekonomike, duke ftuar investitorët e huaj të investojnë në Shqipëri. Ai përmendi aplikimin e sistemi one- stop- shop për rregjistrimin e bizneseve, taksën e sheshtë si dhe përpjekjet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Ne jemi duke punuar fort për investimet e huaja dhe për të krijuar një mjedis të favorshëm” tha Berisha.

Konferenca për sigurinë globale në Berlin organizohet nga Qendra për hulumtimin e vendimeve strategjike (Center for Strategic Decision Research) me seli në Sharon Oaks të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Seminari, i cili zhvillohet për herë të 15-të, mblodhi një numër të madh ministrash dhe personalitetesh.

Taulanta Boja
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 05 qershor 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›