E Diel, 1 Nëntor 2026

Rachel Corrie, Izraeli bllokon anijen irlandeze

“Rachel Corrie” eshte kapur nga marina izraelite, te cilet e kane detyruar te kthehet drejt portit izraelit Ashdod, kane bere te ditur keshtu autoritetet izraelite. Te gjithe pasagjeret jane mire dhe nuk jane regjistruar shenja dhune. Burime te organizates “Gaza e lire” kane bere te ditur se anija eshte marre me dhune nga marina izraelite dhe eshte rimorkiuar drejt portit te Ashdod.

• Izraeli vijon bllokadën ndaj Gazas
• KS: Hetim sulmit izraelit mbi flotën e ndihmave
• Transportonin ndihma drejt Gaza-s. Izraeli sulm flotes turke

Nga te dy palet konfirmohet se nuk jane regjistruar sulme te dhunshme ne bordin e anijes. Anija irlandeze «Rachel Corrie», e cila udhetonte drejt rripit te Gazes fillimisht ka injoruar kerkesat e marines izraelite per t’u kthyer.

Me heret Izraeli kishte paralajmëruar se në rast nevoje do të ndalonte anijen, pavarësisht kritikave ndërkombëtare pas aksionit të përgjakshëm ushtarak kundër flotës humanitare me ndihma për palestinezët. Si pasojë e këtij sulmi kane humbur jeten nëntë aktivistë turq.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar nga udhëheqja izraelite që të zbusin bllokadën ndaj Rripit të Gazës. Së bashku me autoritetet autonome palestineze do të kërkohen mundësi të reja për dërgimin e ndihmave humanitare në rajonet e kontrolluara nga Hamasi radikal-islamik.

Nderkohe sot e perditshmja britanike “The Guardian” duke cituar autopsine e bere ne Turqi shkruan se 9 aktivistet turq te vrare gjate sulmit Izraelit ndaj flotes se lirise ne Rripin e Gazes jane sulmuar te pakten 30 here me arme zjarri. Behet fjale per plumba 9 centimetersh, te qelluara shume here ne distanc te afert. 5 prej viktimave jane qelluar ne koke, ndersa viktimat e tjera ne kraharor dhe ne kurriz.

Adela Zeza Azhornuar së fundi ( e shtunë , 05 qershor 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›