E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Prefektë ruani trashëgiminë kulturore e mjedisin

TIRANE-“Mjedisi është jeta, mbrojeni atë”. Ky ishte një prej mesazheve që kreu i qeverisë Sali Berisha iu adresoi sot prefektëve të të gjitha qarqeve në vend gjatë një takimi që pati në mesditë në Tiranë.

Kryeministri duke iu referuar fushës së turizmit iu tërhoqi vëmendjen prefektëve duke u bërë me dije se cështje të rëndësishme për zhvillim të kësaj fushe nuk është vetëm infrastruktura, por edhe trashëgimia kulturore e arkeologjia si dhe mjedisi në tërësi.

“Fenonemi më i fuqishëm madhor këtë vit ka qënë bum-i turistik. Qeveria ka bërë përpjekje tërësore për ti paraprirë këtij zhvillimi të fuqishëm që këtë vit njohu rritje të madhe, më shumë vizitorë se banorë”.

Në këtë kontekst, Berishë kërkoi që vëmendja të mos fokusohet vetëm tek brigjet e detit, por edhe më tej, tek trashëgimia kulturore dhe arkeologjike e vendit.
“Të gjitha këto në funksion të turizmit, ky fluks i madh, miliona e miliona vizitorë në këtë vend gjeografikisht të vogël duhet të kenë mundësi të njihen sa më shumë, jo vetëm me ujrat dhe brigjet por më të gjithë vendin. Krahas këtyre investimeve për infrastrukturë rrugore duhet të rriten investimet në fushën e trashëgimisë kulturore dhe arkeologjisë”.

Për këtë arsye, Berisha tha se qeveria do të përfshijë në këtë fushë një zë të vecantë për njësitë e qeverisjes vendore në fondin e zhvillimit të rajonit. “Pra nuk do të aplikohet vetënm për rrugë ujësjellësa dhe kanalizime, por edhe për vendodhjet, qytezat, kështjellat e kohërave të shkuara. Të gjitha këto do të bëhen në një partneritet të ngushtë me qeverisjen vendoree me të cilat ju do të keni partneritet të vecantë. Ju zotërinj prefektë do përcaktoni përparësitë, që do të jenë përparësitë e qarkut dhe në përputhje me to të adresojmë fonde”.

Një cështje shumë e rëndësishme që kreu i qeverisë solli në vëmendje të krerëve të prefekturave ka qënë dhe mjedisi.
“Duhet të sjell në vëmendje këtë cështje, krim ndaj mjedisit. Cdo krim ndaj mjedisit është i patolerëueshëm dhe duhet të marrë ndëshkimin e e duhur ligjor. Ky vend është në zhvillim të shpejtë, por asgjë nuk ka më jetike për një zhvillim të duhur sesa mbrojtja e mjedisit. Mjedisi është jeta”.

Duke iu bërë thirrje që turizmi të jetë cështja gthemelore e punës në Prefektura, Berisha evidentoi se në shumë prefektura nuk është punuar si duhet në këtë drejtim.
“Dhe ne zotërinj prefektë, cështjet e turizmit duhet të jenë cështja më e parë. Nuk mund të them që nuk janë shfaqur dobësi dhe në këto dobësi do tua evidentojmë, padiskutim prefektet dhe nënprefektët kanë përgjegjësitë e tyre, përgjegjësi që do të nxirren”.

Sipas Berishës, prefekti disponon të gjithë pushtetin e ligjeve nën prefekturën e tij.
Një kritikë e ashpër e kryeministrit ka qënë dhe pastrimi. Berisha tha se me këtë pikë është abuzuar shumë në Prefektura.

“Jeni kthyer ne zyra pune. Fusni në punë njerëz dhe nuk pastrohet. Plehra gjithandej, ndërkohë vazhdohet abuzohet me vendet e punës, ju vazhdoni punësoni. Dhe aspak pastrim”.

“Ne duhet të zbatojmë ligjin, por ligje jetime nuk ka dhe nuk do të ketë”, theksoi ndër të tjera Berisha në takimin e sotëm më Prefektët e qarqeve në vend.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›