E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Premtimi i Rames per TVSH-ne i rrezikshem

Kryeministri Sali Berisha përuroi nisjen e punimeve të aksit Gostimë-Gjyralë-Belsh në Elbasan, duke vënë theksin se ndërtimi i infrastrukturës sjell edhe përmirësim të jetës së qytetarëve.

Nga kjo zonë e Shqipërisë, Berisha sulmoi sërish kryetarin e opozitës Edi Rama, në lidhje me premtimin e tij për heqjen e TVSH-së për produktet bazë ushqimore. "Rama premton një gjë shumë të rrezikshme, të heqë TVSH-në për grurin, për qumështin, për vezët, për vajin, për miellin. Por kjo dëmton prodhimin vendas, sepse fermerët nuk do të kenë asnjë leverdi për të punuar pasi produktet e importuara do ta shkatërrojnë prodhimin e tyre.Nuk ka politikan në Europë që të dëmtojë prodhimin vendas, sic kërkon të bëjë Rama", tha Berisha. / Top ChannelZgjedhjet 2013
LSI, rimëkëmbje bujqësisë
“Modeli i Ramës është absurd”
“T’i themi stop rrënimit”

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›