E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ne Diber Do te ndertojme Rrugen e Arbrit

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, i cili ndodhet në këtë moment të fushatës elektorale në qarkun e Dibrës, premtoi që kësaj zone të Shqipërisë do t'i jepet perspektiva e munguar në të gjithë këto vite, duke theksuar se zotimet do të bëhen realitet duke nisur që nga ndërtimi i Rrugës së Arbrit.

"Dibra nuk do të jetë më e braktisur, rrënimi në Dibër do të ndalet më 23 qershor. Votoni numrin 29, numrin e bekuar të çlirimit të Shqipërisë", tha Rama. Kreu socialist theksoi se më 23 qershor do të hapet rruga e një historie të re, ku Qeveria dhe politika njerëzit t'i shohë si njerëz dhe jo si zgjedhës. Rama premtoi ulje të taksave për 95 për qind të shqiptarëve, hapjen e 300 mijë vendeve pune, rivendosjen e rendit dhe sigurisë në vend dhe ofrimin e shërbimeve shendetesore falas për qytetarët. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›