E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Pres me padurim ndeshjen e parë në futboll të Kosovës

16-12-2012 / Gazeta 55

Kryeministri përshëndet vendimin e FIFA-s për miqësoret ndërkombëtare

Lejimi i Kosovës që të zhvillojë miqësore ndërkombëtare me klubet, në nivel të rinjsh, amatorësh dhe në futbollin e femrave është përshëndetur edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, kreu i qeverisë nuk e ka fshehur gëzimin për vendimin e marrë nga Ekzekutivi i FIFA-s në Tokio. “Më gëzoi lajmi i mirë që erdhi nga Tokio. FIFA vendosi që ekipet e Kosovës në futboll mund të zhvillojnë ndeshje miqësore ndërkombëtare”, shkruan kryeministri Berisha. Më tej, ai shton se, “Kosova ka disa yje në ekipet e mëdha të Evropës, por edhe jashtë saj, kështu së shpejti do të ndjekim ndeshje që do të na mahnitin dhe bëjnë shumë krenarë. Unë pres me padurim të ndjek, së bashku me mijëra fansa kuqezi, ndeshjen e parë”. I menjëhershëm ka qenë reagimi i fansave të faqes zyrtare të kryeministrit, të cilët e kanë përshëndetur këtë urim.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›