E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Presidenti do jetë i PD, jo emra nga ndërkombëtarët

Berisha dje gjate festes se PD

Kryeministri: Kryetari i shtetit, çështje e shqiptarëve.

Alternanca është një ligj që i shërben demokracisë, por PS është larg pushtetit

Një forcë politike që tenton të marrë pushtetin me dhunë, nuk e meriton kurrë votën e qytetarëve. Deklaratën e bëri mbrëmë Kryeministri Sali Berisha gjatë një interviste rreth 180 minuta në emisionin Opinion me gazetarin Blendi Fevziu. Duke folur për zgjedhjen e kreut të shtetit, Kryeministri tha se emri do të dalë në afatin që parashikon Kushtetuta.
Nexhmija ka thënë sot se një masë e madhe e të përndjekurve, 5-6 mijë veta, janë të gjithë artificialë. Opozita që do vota, u bën premtime të përndjekurve politikë që nuk janë politikë, janë ordinerë që janë dënuar për vjedhje të lopës në fshat ose që kanë vrarë…
Nga viti 1967 deri në 1990-n nuk ka pasur fshatar në Shqipëri të ketë pasur as një lopë, as një viç, as një dele, as dhe një dhi, as edhe një derr. Për herë të parë kur u kanë dhënë të drejtën në 1989-n, u lejua një kec dhe një qengj, dhe kecin duhet ta dorëzonin. Zonja Hoxha nuk bën gjë tjetër veçse mbron pas 20 vitesh platformën e dhunës dhe të terrorit që zbatoi me të shoqin e saj mbi këta njerëz dhe këta qytetarë. Është shumë e vërtetë që në platformën e terrorit njerëzit arrestoheshin me pretekste krejtësisht të tjera. Ja pse i ka ngelur mendja te lopa. Ato ishin pjesë e platformës. Nga 1967-ta deri në 1990-n nuk ka pasur një familje shqiptare në fshat që të kishte as edhe një lloj gjëje të gjallë.
Shumë prej atyre që ishin në krahun tuaj në 1992-shin nuk janë më…
Liria ka dhuntitë e saj. Ishte lëvizje, u konturua si parti, por nuk ka një forcë tjetër politike të ketë ruajtur materien, platformën, vizionin, siç e ka ruajtur kjo forcë politike. Ju e patë sot çfarë kishte.
Rama tha që ishte festë si parakalime?
Ishte një festë, një shesh i mbushur plotësisht me të rinj. Ai doli që ti mbajë ison Nexhmijes, apo ku e kishte hallin? Apo po i mbajnë ison njëri- tjetrit? Ka pasur njerëz që janë larguar, por kjo nuk ka ndodhur vetëm me PD-në, por me të gjitha forcat politike të vendeve të lira. Asnjë prej tyre nuk është shpallur armik.
A u penduat që nuk gjetët një zgjidhje tjetër në 1997-n?
Jo. Gabimi ynë i rëndë ishte që i lejuam piramidat. Nuk mund të pendohem pse nuk njoha borxhin që smë takonte ta njihja. Nuk pendohem pse thirra zgjedhjet e parakohshme, pasi duhet të dilnim në opozitë, të faktohej nëse ka qenë qeveria e implikuar në skemat piramidale apo jo. Në qoftë se do ishte implikuar, nuk kishte rrugë tjetër, por PD-ja duhej të shkrihej.
Si, si?
Po, pa diskutim.
E menduat në atë moment tërheqjen nga politika?
Jo, kisha detyrat e mia. Unë e kisha deklaruar, por kjo duhet të faktohej nga kontrollet.
Po nëse figuronin ministra të implikuar?
PD-ja do të merrte përgjegjësi të tjera. Në qoftë se PD-ja do të ishte e implikuar në ndërtimin e skemave piramidale, isha i vendosur të kërkoja shkrirjen e PD-së.
A i qëndroni ende deklaratës së bërë 3 muaj më parë që Presidenti i vendit do ti takojë sërish PD-së?
Presidenti i vendit? Nuk e kam vënë unë ndonjëherë në diskutim këtë gjë, dhe nuk di pse ma bëni këtë pyetje.
E keni një emër tani pas tre muajsh?
Absolutisht jo, nuk e kam, por unë vlerësoj debatin që bëhet. Ndonëse kam theksuar një herë më parë që nuk është etike të hapet debati për zgjedhjen e Presidentit kur ai është në detyrë. Por ky zotëria, në një rast unik në historinë e vendit, krijoi parti politike. Faktikisht ky është një njeri që nuk ka minimumin e kurajës dhe ndërgjegjes qytetare, sepse në çdo rrethanë, para se të bënte këtë, duhet të jepte dorëheqjen. Duhet të paktën të dilte baras me Kreshnikun e tij. Institucionet shtetërore nuk janë as të kryeministrit, as të Presidentit, por janë të të gjithë qytetarëve të vendit, të cilët edhe në ligj, edhe me taksa, edhe me votën kanë aty aksionet e tyre, besimin e tyre dhe para se ta shndërrosh institucionin më të lartë të vendit në një partiçkë politike…
Por zoti Topi mund të krijojë një parti që mund tju lërë ju në opozitë…
Së pari, e vërteta është që në zgjedhjet dhe fitoret në zgjedhje një ndihmë konstante e kam nga vetë Edi Rama.
Si, çdo me thënë kjo?
Së dyti, e falënderoj shumë se më dha një ndihmë shtesë me këto dy partitë që po i bën avokatinë. Nuk po them atë që në një analizë të plotë elektorale do të kem nja dy deputetë më shumë për shkak të tyre, dhe kjo është absolutisht e vërtetë.
Atëherë pse trembeni ju?
Absolutisht nuk trembem, përkundrazi. Ka disa probleme të thella etike. Nuk ka ndodhur kurrë që një President në detyrë të krijojë një parti politike. Këtë e bën vetëm ai që është primitiv në politikë, ose ai që është i detyruar dhe jo i lirë. Kur nuk je i lirë, bën çdo gjë pastaj. Një njeri i lirë dhe një njeri që ka abc-në e përgjegjësisë qytetare, nuk duhet tia bëjë kurrë institucionit të Presidencës atë që i bëri.
Ai është shprehur se do ushtrojë funksionet kushtetuese deri në fund…
Zoti Topi ka shkarkuar veten para çdo shqiptari si President Republike që në momentin kur e ka shndërruar Presidencën në parti.
Nuk e ka deklaruar, e ka lënë të kuptohet.
Ne si shqiptarë në tërësi, po të na shohësh shëmbëlltyrën psikologjike, kemi problemet tona, por një gjë e kemi ne: nuk kemi përshkrim tjetër përveçse inteligjentë. Ata që mendojnë se mund tu thonë qytetarëve çtë duan dhe qytetarët ta kapërdijnë, tallen me veten e tyre. Kjo është tipike një mendësi e vjetër. Në këtë rast, lidhur me zotërinë, do të duhet të dëshmonte kurajën e Kreshnikut të tij të vogël.
Keni thënë që një drejtues lartë i PD-së do të jetë kandidat për President. I qëndroni ende?
Po, plotësisht.
Zoti Olldashi, një nga drejtuesit e PD-së, është shprehur se kandidatët kryesorë janë Topalli dhe Bode. Është njëri nga këta Presidenti i ardhshëm?
Ministri Olldashi ka në misionin e tij infrastrukturën, kjo është e vërteta për atë.
Ka shumë që thonë që edhe infrastrukturën ia keni marrë ju?
Absolutisht jo. Emra mund të thonë. Nuk do më vinte mirë të përflitet posti në një kohë që është në karrige, por zoti Topi e ka zgjedhur vetë, ka krijuar parti. Faktikisht ai ka pushuar së qeni de facto President i vendit. Është de juro. Merita e madhe e demokracisë është kjo, që këto fenomene nuk mund të zgjasin, këto fenomene marrin përgjigje kushtetuese.
A keni marrë ju ndonjë paralajmërim apo këshillë nga ndërkombëtarët për të zgjedhur apo moszgjedhur emra konkretë?
Dua të jem i sinqertë me qytetarët e mi. Gjatë këtyre 20 viteve ka pasur vetëm një rast që është vënë në diskutim bashkëpunimi me një zyrtar, por në tërësi rregulli është që të vetmen gjë që nuk e marr parasysh dot është… kam shumë respekt për të huajt, jam jashtëzakonisht respektues, fleksibël, por për çështje emrash unë nuk jam i hapur.
Që do të thotë, nuk ju kanë bërë një bisedë të tillë, apo nuk e keni marrë parasysh?
Unë kam një kurrikul, jam i lexuar unë, e dinë që te unë kjo bisedë nuk bëhet.
Nuk ua kanë bërë po thonë?
Absolutisht jo.
Dhe nëse ju vjen një sugjerim i tillë?
Jo, në mënyrë absolute. Nuk mund të pranoj unë. J

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›