E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU: Ish-konsulli grek, një matrapaz

Shpetim Idrizi, kryetari i PDIU

PDIU e cilësoi ish-konsullin grek në Korçë, Teodoros Ikonomus, një matrapaz vizash. Sipas kësaj partie, me nisjen e hetimeve në Greqi ndaj këtij diplomati, u vërtetuan akuzat që PDIU kishte ngritur ndaj tij. PDIU si subjekti politik që ka denoncuar fuqimisht këtë pseudodiplomat, tregtar vizash, shpreh bindjen se ky njeri do të marrë dënimin që meriton nga organet e drejtësisë greke. Ne shprehim kënaqësinë më në fund, që procesi i liberalizimit të vizave i hoqi nga dora shtetit fqinj një mekanizëm pervers për ndryshimin e hartës etnike të vendit tonë, thuhet në deklaratën e PDIU-së. PDIU si subjekti politik që ka denoncuar fuqimisht këtë pseudodiplomat, tregtar vizash, shpreh bindjen se ky njeri do të marrë dënimin që meriton nga organet e drejtësisë greke. Ne shprehim kënaqësinë më në fund, që procesi i liberalizimit të vizave, i hoqi nga dora shtetit fqinjë, një mekanizëm pervers për ndryshimin e hartës etnike të vendit tonë. Rasti i ish konsullit grek të Korçës, ndjekja penale e tij, tregon ndërkohë, se bashkë me këtë proces, shitja e vizave për shqiptarët fatkeq që donin të udhëtonin për arsye pune, për arsye shëndetësore dhe familjare në vendin fqinjë, ka qenë një dukuri normale thuhet në reagimin e PDIU-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›