E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Presidentin e zgjedhim me LSI, Zaganjori kandidaturë serioze

Kreu i mazhorancës Sali Berisha ka zgjedhur një takim në degën e PD në Vlorë për të zbardhur për herë të parë negociatat për emrin e Xhezari Zaganjorit për postin e Presidentit dhe aryset pse ai u tërhoq nga zgjedhja e një kandidature politike.
Berisha tha se i kishte kërkuar kryetarit të PS nëpërmjet negociatorëve që të njihej me kandidatuën e Zafanjorit, por PS nuk kishte pranuar.
 

"Menjëherë sapo është përzgjedhur i kam kërkuar zotit Patozi që ti kërkojë takim zotit Ruci, të konsultohet me të, tja paraqesë kandidatin. Zotit Ruci i kërkoi takim, por takimi u përcaktua për të nesërmen. Përsëri unë i kërkoj zotit Patozi që sërish të lidhej me zotin Ruci sepse nuk duhej të merrej vesh nga media, pasi duhet të konsultoheshin, por përsëri zoti Ruci refuzoi takimin atë natë dhe tha se takimi do të bëhet vetëm ditën e nesërme në kryesinë e Kuvendit".
 

Në këtë pikë, Kryeministri sqaroi se u tërhoq nga qendrimi i tij për të propozuar vetëm një kandidat të ardhur nga krysia e PD.
 

"Kam qenë unë Sali Berisha që jam shprehur se kandidati nuk do të jetë një eksponent politik i PD-se sepse PS këtë nuk mund ta mirëkuptojë dhe qëllimi ynë është një kandidat i cili do të votohet edhe nga opozita. Ky ishte edhe përcaktimi i Kushtetutës. Kushtetuta përcakton në raundin e parë, të dytë dhe të tretë, tre të pestat. Mazhoranca jonë nuk i ka tre të pestat, ndaj dhe ne përzgjodhëm si aleat, një kandidat që sintetizonte në një, diplomacinë, botën universitare dhe drejtësinë"

Ndërsa pritet që Kryeminsitri të takohet me Kreun e opozitë stë dielën në mbrëmje, Berisha tha se zgjedhja e Presidentit nuk do jetë cështje pazaresh mes të dyve.
 

" Zotëria e tij nuk do që vendi të ketë një President dinjitoz për frymën dhe germën e Kushtetutës, por do një pazar me Sali Berishën, ku ti venë kokat e njerëzve, këtu Ristanin, këtu Lazen, por jo zotëri se nuk janë njerëzit gurë shahu që ti lëvizim sipas dëshirave tona. Ne duhet të zgjedhim Presidentin dhe të kompletojmë reformën dhe kemi bërë shumë lëshime dhe ne do të bëjmë sepse ne duam të ecim në kompromis me opozitën."
 

Gjatë fjalës së tij, Kryeminsitri tha se shumica do ti përmbahet marrëveshjrs me LSI dhe nuk do të përsërisë gabimet e 2007, kur një numër i madh kandidaturash u artikuluan ato ditë negociatash, por më pas u zgjodh nënkryetari i PD-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›