E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja kandidatët e mundshëm të PS-së për President

Partia Socialiste ka nisur të diskutojë emrat e parë për tia paraqitur mazhorancës për kandidat për president. Në një takim me deputetët më të besuar të tij, Edi Rama ka hedhur për diskutim disa emra të cilët fillojnë nga figura kryesore të PS dhe deri te aktorë të Shoqërisë Civile.

Disa nga emrat e përfolur janë Servet Pëllumbi, Sokol Sadushi, Pandeli Majko, Valdete Sala, etj. Burime nga selia rozë bëjnë me dije se nuk do të vihet kusht për asnjë emër, por këta emra do të paraqiten në tryezën e negociatave. Gjatë mbledhjes ka dalë edhe emri i Fatos Nanos.

Partia Socialiste ka nisur të diskutoj emrat e parë për tia paraqitur mazhorancës për kandidat për president. Në një takim me deputetët e tij Rama ka hedhur për diskutim disa emra të cilët fillojnë nga figura kryesore të PS dhe deri te aktorë të Shoqërisë Civile. Disa nga emrat e përfolur janë Servet Pëllumbi, Sokol Sadushi, Pandeli Majko, Valdete Sala, etj. Burime nga selia rozë bëjnë me dije se nuk do të vihet kusht për asnjë emër, por këta emra do të paraqiten në tryezën e negociatave. Këta emra do të diskutohet edhe me Ilir Metën i cili luan rolin e ndërmjetësit mes palëve dhe më pas do të gjendet një emër që do të vendoset përfundimisht.

Mbledhja e Grupit

Rama ka thirrur në takim vetëm një grup deputetësh të cilët njihen si bashkëpunëtorë të afër të tij. Në takim është folur për rrugët që do ndiqen për zgjedhjen e presidentit. Dje është folur konkretisht për emra. Emrat më të diskutuar në takim kanë qenë ata të Servet Pëllumbit, Pandeli Majkos, Fatos Nanos si drejtues të PS-së dhe Sokol Sadushit dhe Valdete Sala nga shoqëria Civile. Sadushi është një prej ish anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe një prej juristëve më të njohur në vend. Ndërsa kandidatja Valdete Sala është drejtoreshë në e fondacionit Soros.

Negociatat

Këto emra nuk do të vihen si kusht në tryezën e negociatave por do të këmbëngulet që presidenti të vij nga radhët e opozitës. Negociatat fillimisht do të zhvillohen mes Edi Ramës dhe Ilir Metës dhe më pas pasi të arrihet në emrat konkret do të bëhet takimi mes Ramës dhe Sali Berishës.

 

 

Sannino në Tiranë, monitorohet

procesi i zgjedhjes së Presidentit

Bashkimi Evropian vendos nën mbikëqyrje procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Shqipërisë. Më 7 qershor, mbërrin në Tiranë, Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, Stefano Saninno i dërguari i komisionierit për zgjerimin Stefan Fyle. Në axhendën e tij janë parashikuar takime me kryeministrin Berisha, kryetarin e PS-së, Edi Rama por edhe krerët e partive të tjera parlamentare. Vizita e Saninnos në Tiranë vjen menjëherë pas përfundimit të raundit të dytë të votimit në Parlament për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Faktori ndërkombëtar në Shqipëri nuk është shprehur ende pas dështimit të raundit të parë, ndërkohë që moszgjedhja e Presidentit në raundin e dytë do të përfshijë Stefano Saninnon edhe në negociatat për ndërtimin e një takimi mes kryeministrit Berisha dhe kryetarit të opozitës, Edi Rama.

 

 

 

Topi: Të zgjidhet nëpërmjet një procesi transparent

Presidenti i Republikës Bamir Topi deklaron se në përmbushjen e kritereve për integrim në Bashkimin Evropian, një rol kyç luan edhe institucioni legjislativ dhe veprimtaria e tij parlamentare, sidomos aktualisht gjatë synimeve për realizimin e reformës zgjedhore, reformës parlamentare dhe zgjedhjes së Kreut të ri të Shtetit nëpërmjet një procesi të hapur dhe transparent për ti dhënë vendit garantuesin e ekuilibrave dhe të pavarësisë së institucioneve kushtetuese. Deklarata e kreut të vendit është bërë gjatë një takimi me Grupin Parlamentar për Marrëdhëniet e Gjermanisë me shtetet e Evropës Juglindore të kryesuar nga Peter Vajs dhe anëtarët Kristel Apah-Kasan dhe Andreas Lamel, të cilët po zhvillojnë një vizitë informuese në Ballkanin Perëndimor. Në këtë takim, bën me dije njoftimi zyrtar i Presidencës, ishte e pranishme Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, Karola Myler-Holtkemper. Kreu i Shtetit bëri një përshkrim të detajuar të zhvillimeve e të reformave të ndërmarra në Shqipëri, në drejtim të forcimit të demokracisë e shtetit ligjor. Përfaqësuesit e Grupit Parlamentar vlerësuan kontributin personal e institucional të Presidentit Topi, si dhe rolin kyç të Shqipërisë e faktorit shqiptar në drejtim të forcimit të paqes e sigurisë së popujve të Ballkanit, të projektuar tashmë qartazi drejt integrimit në strukturat euro-atlantike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›