E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Pro- amerikanizmi i shqiptareve te jemi krenare

4 vite pas vizitës historike në Shqipëri dhe takimit mbresëlënës në Fushë-Krujës, në qendër të këtij qyteti është zbuluar busti i ish-presidentit amerikan, Xhorxh Bush.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kryeministri Berisha, i cili deklaroi se krutanët i dhanë presidentit Bush dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mesazhin më të fortë të pro-amerikanizmit të shqiptarëve.

“Pro-amerikanizmi i shqiptarëve është i tillë që ata duhet të jenë krenarë sot dhe për të gjithë brezat.

Ai i ka rrënjët dhe themelet në rolin shpëtimtar të Shteteve të Bashkuara, në momentet më kërcënuese për lirinë e kombit.

Ai i ka rrënjët edhe në përpjekjen e shqiptarëve për të ndërtuar lirinë e munguar”, tha ai.

Duke përfunduar me shprehjen e falënderimit dhe mirënjohjes ndaj popullit amerikan dhe drejtuesve të tij për mbështetjen ndaj popullit tonë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›