PS tërheq njërën padi në Kolegj. NESER vendimi për padinë e 2 korrikut
(E PERDITESUAR) – Kolegji Zgjedhor e nisi sot punën duke pasur në tryezë një kërkesë të PS të 30 qershorit për pavlerfshmëri në 284 qendra votimi, depozituar më 30 qershor. Por më 2 korrik PS kishte dorëzuar edhe një padi tjetër, duke kërkuar nga Kolegji që të detyrojë Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve të shqyrtojë padinë e tyre. Siç dihet, KQZ nuk e mori në shqyrtim padinë e PS, duke thënë se i kishte kaluar afati. Partia Demokratike kërkoi bashkimin e dy padive, por PS kundërshtoi. Në këto kushte PS deklaroi se tërhiqej nga padia e bërë me 30 qershor për pavlefshmërinë dhe i mbetej vetëm padisë së 2 korrikut për të detyruar KQZ-në të merrte në shqyrtim padinë e tyre. Atëherë Kolegji është tërhequr dhe ka marrë vendim për të pranuar këtë vendim të PS. Kështu, Kolegji do gjykojë të enjten padinë e dytë, atë të dy korrikut, me relatore Sashenka Jonuzin. Më pas, sërish PS do ketë në lojë padinë për pavlefshmëri.
Deputeti i PS, Damian Gjiknuri tha se PD tentoi të bashkonte dy paditë në mënyrë të rrezikshme. Ne kemi dorëzuar edhe një kërkesë padi tjetër për KQZ-në. Pamë një tentativë procedurale për ti bashkuar këto dy çështje.
Çështja nuk ka përfunduar, ka akoma një padi të PS. Presim që gjykata të marrë një vendim të drejtë për të. Padia tjetër ka të bëjë me detyrimin që KQZ të shqyrtojë ankimin tonë, tha Gjiknuri.
Kurse përfaqësuesi i PS, Oerd Bylykbashi tha se PS po e zvarrit procesin, duke synuar që të humbasë vlera e tij. Ajo që dua të theksoj unë është se jemi përpara një taktike zvarritëse të PS. Boll të numëroni paditë e PS. Qëndrimi ynë është që ky proces duhet të mbarojë sa më parë. PS synon zvarritjen e procesit që të humbë vlera e tij. PS sulmoi Kolegjin haptazi duke thënë se nuk kemi besim tek ju, tha Bylykbashi.