Berisha: Procesi i numërimit, më i miri

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh në një konferencë për shtyp se procesi i numërimit të votave është më i miri. Sipas tij procesi ka vijuar normalisht duke shtuar se është një proces pa tension dhe po tregon një përgjegjësi të madhe. Ndërsa për raportin e OSBE/ODIHR Kryeministri Berisha duke e quajtur atë veçse një deklaratë u shpreh se raporti përfundimtar që do të përfshijë edhe numërimin e votave do të jetë ai që do të vendosi për zgjedhjet. Berisha gjithashtu hodhi poshtë akuzat e PS për bllokimin e numërimit të votave. Berisha ripërsëriti edhe një herë se do ta njoh rezultatin e zgjedhjeve sido qoftë ai duke shtuar se këto zgjedhje janë zhvilluar sipas standarteve.