Berisha Programi i PS-se alternative marksiste

Kryeministri Sali Berisha ka ironizuar programin e ri të Partisë Socialiste prezantuar të martën nga kryetari Edi Rama.
Ne mbledhjen e qeverise, zoti Berisha e quajti programin e PS-së, alternative marksiste. Sipas kryeministrit, vendi nuk mund te begatohet duke shkatërruar te pasurit.
Duke komentuar programin qeverises te socialisteve, kryeministri Berisha tha se Rama me kete sistem fiskal qe propozon, deshtoi kur drejtonte bashkine e Tiranes.
Taksat, Rama si Obama
Kryetari i Partisë Socialiste, në një fjalë të gjatë prezantuese të projektprogramit bazë të kësaj force politike, e vuri theksin te një sërë pikash, përmes të cilave do të synohet lehtësimi i jetesës së shqiptarëve.
Duke u nisur nga niveli i taksave që sot, sipas zotit Rama, zbatohen me një non-sense, ku kontribuesit më të mëdhenj janë ata që fitojnë më pak. Kur ndërkohë, sic tha ai, me shume se 50 perqind e depozitave është pronë e vetëm 5 përqind të shqiptarëve.
"Për të ngrënë, për t'u veshur dhe për të jetuar, një qytetar i zakonshëm i paguan shtetit tre herë më shumë sesa një biznesmen i madh, apo edhe një kompani e madhe, ashtu sikundër i paguan tre herë më shumë sesa c'paguajnë njerëzit që zotërojnë pasurinë. Në totalin e të ardhurave të sotme të qeverisë, kontributorët më të mëdhenj me taksa, janë ata që hyjnë te 95 përqindëshi që sot merr më pak edhe paguan më shumë. Ne do t'i ulim taksat për 95 përqind të popullit shqiptar. Kjo është politika që ne do të adresojmë", tha Rama.
Zoti Rama tha se bizneset do te marrin te gjitha garancite e nevojshme per te vrapuar, sic tha ai, duke dale nga rrjeti i interesave dhe klientelizmit, qe i pengon sot te zhvillohen e te rriten me tej. Por, ne te njejten kohe detyrimet ne programin e ri socialist kundrejt tyre do te ndryshojnë, ne baze te parimit, se kush eshte me i pasur do te paguaje me shume. Nje pjese tjeter themelore ne program eshte rritja deri ne masen 10-fish e punesimit permes financimit publik.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Shqipëria e një milion të papunëve
Edi Rama - Prej fillim korrikut të nxehtë, më prek vëmendjen ngjarja e rëndë e grevës së urisë së minatorëve në Bulqizë, protestat e përplasjet e tyre me policinë në hiçin e heshtjes indiferente të qeverisë që po e mbyt atë qytet të lindur në një ditë bashkë me minierën. Hipotekimi, Bashkia: Mos bini pre e sekserëve
Bashkia e Tiranës, tërhoqi vëmendjen sot përmes zëdhënëses se saj Anila Bisha, për qytetarët që të mos paguajnë rryshfet për të përshpejtuar procesin e hipotekimit të banesave. Taksat, Rama si Obama
Kryetari i Partisë Socialiste, në një fjalë të gjatë prezantuese të projektprogramit bazë të kësaj force politike, e vuri theksin te një sërë pikash, përmes të cilave do të synohet lehtësimi i jetesës së shqiptarëve. Tradhtarët e Partisë Socialiste
Artan Mullaj - Në prag të Kongresit, Partia Socialiste është shumë pranë betejës së re me vetveten. Me kostume dhe me kollare të kuqe, të zgjedhurit socialistë anembanë vendit do të delegohen në të vetmin pallat simbol të bashkimeve vullnetare, që është Pallati i Kongreseve. Fermerët shqiptarë mbrohen duke i bërë kompetitivë në tregun global
Mustafa Nano - Debati për TVSH-në është i thjeshtë, elementar, i qartë e i kuptueshëm nga të gjithë.
Lajmet kryesore
INUK: Ndal shfrytëzimit të paligjshëm të shtretërve të lumenjve
Nis aksionin për ndalimin e firmave
Dilema torturuese e Greqisë
Kosova i blen pasaportat katër herë më lirë se ne
Vlorë, sekuestrohen 60 kg hashash