E Martë, 3 Nëntor 2026

Berisha: Programi i ri i PD-së, misioni ynë! Me Ramën nuk ka zgjedhje të lira!

Kreu i Rithemelimit në PD Sali Berisha ka deklaruar se protesta e 20 shkurtit ishte një thirrje e fuqishme për çdo demokrat që të dhjetëfishojë përpjekjet, pasi fitorja e PD po i pret .

Duke përcjellë mesazhin e përnatshëm nga banesa e tij ku është në  arrest shtëpiak, zoti Berisha tha të mërkurën “Është koha që njerëzisht të trokasim në shtëpitë e tyre, vatrat dhe zemrat e tyre, të tregojmë se opozita është në këmbë”.  “Vetëm duke investuar tek shqiptari, Shqipëria do të ngrihet lart” tha zoti Berisha.

“Mos ju duket asgjë nga këto e pamundur miq, sepse mbrëmë e provuam se kur jemi bashkë nuk ka asgjë të pamundur” tha ai.

“Vetëm duke investuar tek shqiptari, Shqipëria do të ngrihet lart” tha zoti Berisha. 

Kreu i rithemelimit kërkoi dorëzimin e qeverisë së Edi Ramës, pas protestës së 20 shkurtit.

Berisha theksoi se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje dhe se PD është e gatshme për zgjedhje, por me një qeveri teknike, që garanton zgjedhje të lira.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›