E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Projekti “Shqipëria mobile”, i prekshëm brenda vitit

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka inaguruar shërbimet mTax dhe ePagesa, në drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Në fjalën e tij, kryeministri Berisha theksoi se këto dy shërbime janë shumë të rëndësishme për transformimin e pagesës së taksave nga bizneset shqiptare. Ai gjithashtu vlerësoi edhe arritjet që janë bërë gjatë këtyre viteve në dixhitalizimin e institucioneve shqiptare.

“6 vjet më parë Shqipëria ishte analoge dhe dixhitalizimi nuk ekzistonte ndërsa sot Shqipëria dixhitale është reale. Ne jemi vendi i vetëm me prokurime 100 % elektronike, kemi bërë ndryshime epokale drejt informatizimit”, tha Berisha./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›