E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Prokuroria të mos hetojë deklaratat politike

Prokuroria nuk mund të merret me deklarata politike pasi gjithë vendet e demokracisë së lirë nuk hetojnë për deklaratat politike. Kështu i është përgjigjur Berisha pyetjes së gazetarëve lidhur me heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. “Unë do të bëj përpjekje në këtë proces dhe standardi i mazhorancës është ti përgjigjet çdo kërkese të prokurorisë përveç atyre politike” – është shprehur Berisha. “Gjithë bota e lirë deklaratat politike të deputeteve nuk mund ti hetojë”. Sa i përket përfshirjes në kushtetutë të imunitetit të deputetëve, Berisha u shpreh se: “Kjo është një çështje reformash që kërkon durim dhe arsyetim. Jam i bindur se opozita do të bindet për këtë çështje. Komisioni ka dhënë dritën jeshile për 84 vota por  derisa të bindet opozita, çdo imunitet i mazhorancës nuk ekziston”

Organi i Akuzës ka kërkuar para disa ditësh heqjen e imunitetit të deputetit Fatmir Mediu, dhe ndjekjen penale ndaj tij. Prokurorja Ina Rama në një konferencë për shtyp para disa ditësh ka thënë se -“Organi i akuzës ka kërkuar nga kuvendi të japë autorizimin për të ushtruar ndjekjen penale ndaj zotit Mediu pasi hetimet kanë evidentuar të dhëna të cilat  implikojnë Z. Mediu se ka kryer veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin duke shkaktuar tragjedinë e Gërdecit”. Berisha nuk e pezulloj Sefgjinin

Nuk mund ta pezulloj nga detyra kreun e tatimeve, Arben Sefgjini, për sa kohë nuk është marrë një vendim gjykate – është shprehur Berisha lidhur me çështjen e ngritur nga prokuroria të Sefgjinit.

“Ky zotëri ka qëndruar në arrest për shumë muaj dhe ka marrë qindarkë për qindarkë dëmin e shkaktuar, pasi provat nuk kanë vërtetuar akuzën ndaj tij. Ai ka marrë dëmshpërblim për çdo orë dhe ditë dhe nuk dua të bëhet i njëjti gabim, pasi dëmi që i shkaktohet buxhetit të shtetit në raste të tilla është shumë i madh. Le të presim vendimin e gjykatës ndaj tij.” – tha Berisha.

Arben Sefgjini, ish- drejtor i drejtorisë së Shërbimit Informativ Kombëtar të Tiranës, Avni Koldashi, ish-shefi i Bazës së Vezhgimit për Drejtorinë e Sherbimit Informativ Kombëtar për Tiranën dhe Budjon Meçe, ish-inspektor në drejtorinë e Shërbimit Informativ Kombëtar akuzohen se në vitin 1995 kanë rrëmbyer dhe më pas torturuar biznesmenin Remzi Hoxha. Gjatë dëshmive të tyre në organin e akuzës, Sefgjini dhe Meçe e kanë mohuar akuzën, ndërsa Avni Koldashi ka pranuar se e ka shoqëruar Hoxhën në godinën e SHIK-ut, pas një urdhri të eprorëve të tij.

Ligji i gjobave, Reforma edhe për kompetencat e gjykatës

Berisha ka folur me tone shumë të ashpra lidhur me vendimin e gjykatës për anullimin e nenit 2 te ligjit të gjobave ndaj biznesit. Ai e quan atë një ligj shumë të rëndësishëm për heqjen e kontrabandës dhe vjedhjeve nga biznesi. Sipas tij, vendimi i gjykatës do të zbatohet, por do të vazhdojnë reformat për ti hequr gjykatës këto lloj kompetencash. “Gjykata sipas tij me këtë liri vendimesh, ka ompetenca të tejkaluara, dhe kështu çdo gjë është në dorën e saj”.

Pyetja nga gazetarët. Si e komentoni vendimin e gjykatës lidhur me anulimin e ligjit të gjobave ndaj biznesit?

Përgjigja e BerishësQeveria është kategorike në zbatimin e vendimit të gjykatave. Çdo vendim i dhënë nga gjykatat qëndron dhe do të zbatohet. Nuk mendoj se ekzekutivi do të marrë një hap kundërthënës sa i përket atij ligji. Ka një liri fatale, gjë që i jep të gjithë pushtetin gjykatës. Në asnjë vend të botës gjykata nuk ka pushtet absolut. Nuk ka vend ku gjykata të vendosë masë sigurie për kontrabandistin apo hajdutin dhe të bllokojë vendimin e ekzekutivit. Po të jetë kështu i gjithë pushteti pastaj është i gjykatës. Por ky është problem që zgjidhet me reformë. Ne do të vazhdojmë reformën për të zgjidhur lirinë e pushteteve por vendimi për gjobat sigurisht që do të zbatohet. Ka një vendim dhe kundërthënie por vendi duhet ti zgjidhë me reforma dhe jo me përballje të pushtetit me njëri tjetrin.

Pyetje nga GazetarëtPse nuk ka filluar ende dëmshpërblimi ndaj bizneseve që u dëmtuan në shpërthimin e Gërdecit në 15 mars?

Dëmshpërblimi i biznesit do bëhet dhe ne do i përmbahemi premtimeve. Fillimisht është dashë të mblidhen dokumente dhe më pas mbi bazën e tyre do të bëhet edhe vërtetimi. Dëmshpërblimi nuk mund të bëhet vetëm me vetëdeklarim. Pyetja nga Gazetarët: Çfarë do të bëhet me ligjin e legalizimeve të kthyer në parlament nga Presidenti, Bamir Topi?

Përgjigje nga BerishaLidhur me ligjin natyrisht si në çdo rast do ketë negociata intensive para se dekreti të shkojë në kuvend. Kjo është një praktikë e ndjekur në mënyrë të vazhdueshme. Dua tu siguroj se çdo gjë thelbësore do të merret përbazë sikundër jo vetëm sugjerimet e presidenti por edhe atyre me të cilët do të negociohet. E konsideroj një proces normal.

Pyetje nga GazetarëtDitët e fundit ekziston një luftë për heqjen e ministrit të shëndetësisë, Nard Ndoka nga kreu i Partisë Demokristiane (PDK). Ju si e konsideroni këtë proces.

Përgjigja nga BerishaUnë nuk do të ndërhyj në problemet e brendshme të partive aleate apo jo aleate. Ai është ministër dhe problemet i zgjidh partia e tij. Lidhur me kongresin e PDK për shkarkimin e Ndokës, unë këtë lajm e marr vesh nga ju dhe nuk mund të them asgjë. Megjithatë unë nuk përzihem në punët e partive aleate apo jo aleate.

Po lajmin për heqjen nga Ndoka të dy zv/ministrave Gurakuqi dhe Bushati si e konsideroni?Berisha: Nuk mund të bëhet asgjë mbi bazën e apeleve televizive“Kryeministri funksionon mbi bazën e dokumenteve dhe jo mbi bazën e apeleve televizive. Unë duhet të kisha dhënë dorëheqje 35 herë a 50 herë po të isha marrë me apelet televizive” – përfundoi Berisha.

Liberalizimi i vizave, Berisha: Barroso më premtoi hapje të kufijve, por jo data

Berisha: Temë shumë e rëndësishme në bisedimet që pata me presidentin e Komisionit Europian, Emanuel Barroso ishte dhe çështja e liberalizimit të vizave, ndaj të cilës shqiptarët janë shumë të ndjeshëm. Ne do të firmosim çdo marrëveshje me secilin vend anëtar për të bërë luftën ndaj krimit të organizuar për të realizuar standarde të drejtësisë, për kontrollin e integruar të kufijve. Por lëvizja e lirë është jetike për shqiptarët. Në 20 vjet , ¼ e shqiptarëve janë jashtë vendit. Unë i sigurova se fluksi është në pakësim por çështjet familjare janë çështje njerëzore shumë të rëndësishme. Me presidentin Barroso unë nuk diskutova data lidhur me hapjen e kufijve për lëvizje të lirë të shqiptavëve. Pa përmbushur këkesat nuk mund të bëhet asgjë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›