E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Protesta e 17 prillit, revoltë e fuqishme kundër korrupsionit dhe krizës ekonomike

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se protesta e 17 prillit do të jetë një “revoltë e fuqishme e qytetarëve shqiptarë”. Në një deklaratë për mediat, ai hodhi akuza për korrupsion ndaj qeverisë Rama.

“Do të jetë një revoltë e fuqishme e qytetarëve shqiptarë në mbrojtje, në mbrojtje të interesave të tyre më jetike, luftës kundër korrupsionit, shtetit ligjor, mbrojtjes nga vjedhjet e Edi Ramës dhe qeveritarë, në mbrojtje të vokacionit të tyre perëndimor, por edhe të gjendjes së tyre nga katastrofa ekonomike që po ndodh”, tha Berisha.

Akuza ndaj qeverisë Berisha hodhi edhe për rritjen e çmimit të naftës, duke theksuar se ndërkohë vendet europiane kanë marrë masa për të lehtësuar barrën fiskale mbi qytetarët.

“Ju e dëgjuat. Cilat janë zhvillimet sot në Evropë në raport me naftën? Nafta është gjaku i ekonomisë dhe është materia me ndikim më të fuqishëm jo vetëm në industri, jo vetëm në ata që kanë makina, por dhe të gjithë ata që ushqehen, të gjithë ata që blejnë në dyqane, të gjithë ata që ecin, që përdorin transportin, që lëvizin. E gjithë Evropa, e gjithë bota perëndimore, Australia, janë angazhuar në lehtësime të menjëhershme të barrës fiskale mbi naftën. Në një kohë kur Edi Rama po nxjerr fitime përrallore për shkak të rritjes së TVSH-së dhe nuk ul asgjë, derisa nafta thotë të kalojë 224 lekë për litër. Përveç kësaj, ai mori një vendim absolutisht me synim falimentimin e fermerëve shqiptarë”, deklaroi ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›