Berisha Protestat e opozites nuk e ndalin dot pushimin e turisteve
Kryeministri Sali Berisha permes nje konference per shtyp te mbajtur dje ka percuar mesazhin se protestat e opozites per zgjedhjet ne Tirane nuk mund ta ndalonin punen e qeverise ne pergatitje te sezonit turistik te radhes. Duke u kerkuar mediave te pranishme ta lejonin te ishte per pak caste larg aktualitetit politik ne vend Kryeministri Berisha gjithsesi theksoi se protestat ishin elemente te nje vendi demokratik dhe ato nuk mund te ndalonin pushuesit vendas dhe turistet e huaj te shijonin natyren shqiptare pergjate muajve te veres. Ne qofte se ka nje problem perreth KQZ-se nuk ka nje problem askund tjeter ku turistet te mos pushojne. U dogjen ca goma e u bene ca gjera por keto nuk jane gjera te pazakonshme ne nje vend te lire. E zakonshme nuk eshte rrethimi i komisionit por per te tjerat protestat jane kudo eshte nje konstante. Nuk gjen vend sot qe te mos kete nje proteste - u mjaftua te komentonte Berisha duke i quajtur tubimet deshmi e nje demokracie qe funksionon. Teksa u ndal gjate tek turizmi kreu i qeverise theksoi se qeveria po perfundon me shpejtesi nje plan masash per parapergatitjen per kete sezon. Berisha deklaroi se referuar indikatoreve te viteve te shkuara ky vit pritet te sjelle per Shqiperine edhe sezonin turistik me te suksesshem ne historine e saj. Jemi vleresuar nga agjencite me prestigjioze te botes si destinacioni kryesor turistik i planetit. Shqiptaret kane merite per ngjitjen ne keto nivele te Shqiperise turistike. Ky sukses i madh i paimagjinueshem 5-6 vjet me pare ka qene merite e mikpritjes shqiptare - deklaroi kryeministri. Kreu i qeverise theksoi faktin se Shqiperia nga operatoret turistike ishte perzgjedhur si Miss Bota dhe tashme duhet te kishte pergjegjshmerine e madhe per ta ruajtur kete reputacion. Nisur nga kjo ai u beri thirrje perfaqesuesve te pushtetit vendor por edhe qytetareve shqiptare qe te jepnin kontributin e tyre per ta mbajtur vendin e paster ne menyre qe ai te terhiqte dhe te linte te kenaqur sa me shume turiste. Ju bej thirrje cdo familje cdo qytetari te gjitha autoriteteve vendore te bejne gjithcka per te paraqitur nje mjedis te paster. Ate pasterti qe ne ruajme ne shtepite tona qe ne ruajme ne lokalet tona ne kafenete dhe restorantet tona te kerkojme ta kemi edhe rreth nesh kudo - ishte mesazhi qe shperndau dje kreu i qeverise. Sipas tij askush nuk duhet ta humbiste rastin per te qene pjese e pritjes se fluksit me te madh te turisteve ne vendin tone. Nga ana e tij ai theksoi se qeveria kishte marre te gjitha masat per te zhvilluar nje sezon te mbare turistik duke bere edhe investime te shumta ne infrastrukturen e vendit. Infrastruktura ka ecur dhe po ecen se shpejti ne inaugurojme impiantet e ujerave te zeza shume te rendesishme per pastertine e ujerave. Se shpejti ne finalizojme nje kolektor jashtezakonisht te rendesishem qe na garantojne pasterti - deklaroi Berisha duke lene te kuptohej se tashme fjalen e tyre e kishin pushteti vendor dhe vete qytetaret. Sipas Berishes kete vit ishin te gjitha mundesite qe Shqiperia te perbente nje histori te vertete suksesi per sa i perket turizmit.