Berisha: Protokolli do ndërhyjë për zbukurimin e Tiranës
Kryeministri Berisha ka sulmuar sërish kreun e Bashkisë së Tiranës Edi Rama për zbukurimin e Tiranës.
Duke folur në mbledhjen e qeverisë kryeministri Berisha duke iu referuar dekorit të Tiranës për festat e fundvitit ai theksoi se protokolli i shtetit do të ndërhyjë që Tirana të ketë ngjyrat që i takojnë.
Gjithashtu kryeministri Berisha deklaroi se në të gjitha korpuset universitare interneti do të jetë falas nga qeveria.
“Qytetet e studentëve do të kenë internet falas, për një pjesë do të angazhohet posta shqiptare dhe pjesa tjetër nga qeveria” theksoi Berisha.
Ndërkohëduke iu referuar hyrjes në fuqi të vendimit për liberalizimin e vizave, kryeministri Berisha theksoi se asnjë komb tjetër nuk e pret më me gëzim dhe me më kënaqësi sesa Shqipëria.