E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Sot ditë lirie, dinjiteti dhe krenarie

Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i ekonomisë Ilir Meta ka uruar sot shqiptarët në ditën e parë të lëvizjes pa viza në hapësirën Shengen.

“Sot është një ditë lirie, dinjiteti dhe krenarie për shqiptarët u shpreh zëvendëskryeministri Meta duke theksuar se sot u plotësuan një nga qëllimet e lëvizjes së dhjetorit 90.
 

Gjithashtu Meta theksoi se një kontribut real për liberalizimin e vizave për Shqipërinë ka edhe Lëvizja Socialiste për Integrim duke shtuar se vizat ishin edhe arsyeja kryesore për aleancën me Partinë Demokratike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›