E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Prurjet në Koman e Fierzë janë mbidyfishuar, të evakuohen banorët

Kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një konference për shtyp i ka bërë apel banorëve të zonave të përmbytura në veri të evakuohen. "Thirrja ime për banorët e komunës së Bushatit, Ana e Malit dhe Dajçit është të evakuohen dhe dalin jashtë zonës së rrezikut", u shpreh ai.
Kreu i qeverisë tha së gjatë natës që kaloi në Fierzë dhe në Koman prirjet janë mbidyfishuar. "Prurjet në Fierzë dhe Koman janë mbidyfishuar. Natën që kaloi , prurjet në Fierzë arritën në 1800 metër kubë në sekondë", theksoi ai. Ai pohoi se rritja e shkarkimeve në HEC-e imponohet nga situata. "Shkarkimi i liqeneve nuk mund të evitohet", shtoi Berisha.
Sali Berisha theksoi se nga të gjitha institucionet ka një mobilizim total për përballimin e sitatës. "Ka një monilizim total për përballimin e situatës. Ushtria dhe policia po dyfishohet, ndërkohë që Komiteti i Emergjencave është mbledhur në Shkodër", argumentoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›