E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet, banorët do strehohen në Kavaleshencë

Pas deklaratave të kryeministrit Berisha për evakuimin e banorëve të zonave të rrezikuara nga përmbytjet në Shkodër e Lezhë, një pjesë e tyre pritet të strehohen pranë Kavaleshencës në Durrës.

Në shërbim të familjeve të evakuuara do të jenë 104 dhoma me kapacitet prej 416 personash, ndërsa
krahas fjetjes, atyre do t'u ofrohet ushqim dhe shërbim mjeksor falas.
Majori Agim Deliu, thotë se përgatitjet për pritjen e familjeve të evakuuara kanë nisur dhe se atyre do tu ofrohen kushtet më të përshtatshme të mundshme.
Banorët e evakuuar që do të strehohen pranë Kavaleshencës në Durrës do të qëndrojnë aty deri në përmirësimin e situatës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›